Panorama Sport (Albania)

Dhuna në Partizani-Tirana, reagon policia

Forcat e rendit sqarojnë përplasjet: Tre të arrestuari­t, me sende të forta

-

Policia e Tiranës ka sqaruar dje, nëpërmjet një komunikate, arrestimet për 3 persona, të cilët janë ndaluar për posedim të sendeve të forta dhe jo vetëm sepse ata kanë kundërshtu­ar forcat e rendit. Bëhet fjalë për 3 tifozë, që do të ndiqnin ndeshjen e basketboll­it Partizani- Tirana, e cila u luajt të shtunën në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet. Pas incidentev­e, Policia e Shtetit ka lëshuar këtë deklaratë për mediat, duke postuar edhe foto të sendeve të forta që posedonin tifozët e arrestuar. "Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr 3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B.B, 33 vjeç, banues në Tiranë. A.M, 38 vjeç, banues në Tiranë. A. Xh, 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Më datë 09.12.2017, rreth orës 17.30, në rruga 'Dritan Hoxha', para fillimit të ndeshjes së basketboll­it, e cila do zhvillohej në pallatin e sportit 'Asllan Rusi', ndërmjet ekipeve Tirana-Partizani. Këta shtetas me disa persona të tjerë ende të paidentifi­kuar, jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit kanë kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e policisë së forcës së Posaçme 'Shqiponjat' dhe shërbimet e tjera të Komisariat­eve të Policisë Nr 2 dhe 3 duke i goditur me sende të forta, gurë, drurë e shkopinj bejsbolli", thuhet në deklaratën e Policisë së shtetit. Për këtë ndeshje, policia, duke pasur sinjalizim­e për tifozë të përgatitur me shashka, shishe "Molotov" apo shkopinj bejsbolli nga të dyja kampet, mori masën drastike të lejimit në Pallatin e Sportit vetëm të tifozëve që, përveç biletës së ndeshjes, kishin me vete dhe kartën e identiteti­t apo pasaporta biometrike me vete. Abdulla Dushku

 ??  ?? Sendet e tifozëve të kapura nga policia
Sendet e tifozëve të kapura nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania