Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Vllaznia kalojnë në gjysmëfina­le

Të mërkurën luhen sfidat e radhës, favoritë Erzeni e Partizani

-

Vllaznia është skuadra e parë në grupin A, duke i fituar të tria takimet e luajtura për Kupën e Shqipërisë. Ajo ka likuiduar dje në mbrëmje edhe Tiranën me një rezultat të pastër 3-0. Më parë kishte fituar dhe dy ndeshjet e tjera kundër Elbasanit dhe Farkës me të njëjtin rezultat, 3- 1. Ndërkohë që ekipi kryeqyteta­s u rendit i dyti në këtë grup, pasi kishte mundur më parë Farkën dhe Elbasanin me të njëjtin rezultat, 3- 0. Për sa u përket dy takimeve të ditës së djeshme, ato kanë qenë të lehta për skuadrat fituese. Vllaznia shkëlqen ndaj Tiranës duke fituar bindshëm 3- 0. Shkodranët u treguan solidë dhe konkretë në këtë fitore. Seti i parë ishte tejet i luftuar, por Vllaznia arrin ta bëjë të vetin me rezultatin 23-25. Me Qafarenën në top formë dhe me Talajn në ditë të mirë, Vllaznia argëtohet në setin e dytë, duke e mbyllur shumë shpejt me rezultatin e thellë 10-25. Seti i tretë u udhëhoq i gjithi nga kuqeblutë, që e fituan atë 21-25. Trajneri i Tiranës, Ilia Koja, tha pas ndeshjes: "Skuadra ia arriti qëllimit. Humbja erdhi si pasojë e pasigurisë dhe organizimi­t të lojtarëve". Elbasani arrin të fitojë ndaj Farkës, pa trajner me rezultatin 3- 1. Pavarësish­t nisjes më të mirë të bërë nga Farka, duke fituar setin e parë 25-22, Elbasani përmbysi rezultatin duke fituar tre setet pasardhëse 20-25, 21-25, 16-25. Ndërkohë që në grupin B, duke qenë se ka 5 skuadra, ndeshjet do të vijojnë sërish të mërkurën. Deri më tani janë luajtur dy ditët e para, ku Erzeni dhe Partizani janë fitues të dy takimeve. Partizani ka fituar me Teutën 3-0 dhe me Studentin 3-1, ndërsa Erzeni i ka fituar të dyja takimet pastër 3-0 me Skënderbeu­n dhe Teutën. Sfida mes Teutës dhe

Erzenit, ashtu siç edhe parashikoh­ej, u dominua nga skuadra e trajnerit Sako. Në setin e parë lojtarët e Teutës bëjnë rezistencë, por jo aq sa për t'i rrezikuar fitoren Erzenit. Në dy setet pasuese nuk ka shumë për të treguar. Erzeni ka çdo gjë nën kontroll dhe shumë

shpejt e mbyll takimin 3: 0. Në ndeshjen tjetër i takon krejtësish­t Partizanit, pasi rivaliteti është i pranishëm vetëm në setin e parë, që mbyllet 25-22, më tej Partizani luan me tjetër ritëm dhe nuk nënvlerëso­n asgjë.

Melsi Mala, Roland Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania