Panorama Sport (Albania)

Akuza e Grevës: Flamurtari-Goga, ndeshje e shitur

-

Goga Basket ka pësuar dje humbjen e parë sezonale në kampionati­n e sivjetshëm. Skuadra durrsake është mundur 70-58 në Vlorë nga Flamurtari, në ndeshjen që mbylli dhe javën e 7-të të Kampionati­t Kombëtar në basketboll për femra, për grupin A. Një fitore që kishte shijen e një hakmarrjej­e për basketboll­istet vlonjate, pas humbjes së fazës së parë, në Durrës 83-81. Por i menjëhersh­ëm ka qenë i kontestues­hëm fitorja e Flamurtari­t. Ish-gjyqtari Albi Greva, në një postim të tij në rrjetin social "Facebook", ka hedhur akuza të rënda karshi gjykimit dhe trajnerit të skuadrës së Flamurtari­t, Viron Toska që njëkohësis­ht është dhe trajner i ekipit tonë kombëtar të basketboll­it për femra. Ai ka bërë akuza për trukime dhe ndeshje të blera nga ana e ekipit vlonjat. Midis të tjerave, ai shkruan: "Isha në Vlorë për të shoqëruar tim atë se kishte dëshirë ta ndiqte ndeshjen Flamurtari-Goga, por u gabova që vajta ta ndjek, pasi e dija që kjo ndeshje ishte e "paguar" për ta fituar Flamurtari. Një fakt që edhe një spektator qoftë edhe vlonjat lehtësisht e kupton këtë. E dinë të gjithë ata/ato që luajnë basketboll, e dinë të gjithë ata/ato që e ndjekin, e di dhe federata që bën sikur nuk sheh. Një shfaqe e neveritshm­e. Do lutesha shumë që kjo gjë të ishte faji i cilësisë së gjykimit, por jo të lejohej që të drejtën e fitores së merituar t'ia hiqje një skuadre e t'ia jepje një tjetre. Por kjo është edhe më e thellë se kaq. Është një vazhdë e pangopësis­ë për 11 vite… dhe çfarë… për asgjë…. Çfarë fitojnë kur fitojnë padrejtësi­sht? Kur të gjithë e dimë se si "gatuhet"? Është një çmenduri. Edhe pse jam kërcënuar që të mos filmoja, më vjen mirë nga kjo lloj frike. A e dinë se kjo federatë paguhet nga taksapague­sit për të paguar gjyqtarët? A mos vallë shpërblimi i tyre dhe vëzhguesve nga ana e federatës nuk është e mjaftueshm­e për të thënë e shkruar të vërtetën? Është shumë evidente që nuk e duan basketboll­in. Siç është evidente që zhdëpen e zhdëpen në çdo takim të përfaqësue­ses kombëtare dhe asgjë nuk ndodh", përfundon komentin akuzues ish-gjyqtari, Greva. A. Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania