Panorama Sport (Albania)

Trajneri vlonjat, Toska: Akuzat, thjesht trillime

-

Trajneri i skuadrës së basketboll­it të femrave të klubit "Flamurtari", Viron Toska, gjatë një bisede telefonike, ka shpjeguar se të gjitha akuzat që lëshohen në drejtim të skuadrës së tij dhe personalis­ht janë të pavërteta dhe se rezultojnë vetëm shpifje. Skuadra e Flamurtari­t është një skuadër që sundon për 11 vite basketboll­in shqiptar të femrave dhe nuk e ka aspak të nevojshme për të tilla favorizime. Ai shpjegon: "Që kur ka qenë gjyqtar, ai ishte kundra Flamurtari­t. Ka disa vite që mundohet të shpifë kundër nesh". E nis bisedën fillimisht trajneri vlonjat. Lidhur me akuzat se e ka blerë ndeshjen, ai u përgjigj: "Ai këtë punë ka, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me këtë skuadër, ai përsëri mundohet të shpifë kundër nesh. Nuk ka asnjë tagër me Goga Basket dhe pse do t'i bëjë të tilla akuza, nuk e kuptoj. Është mllefi që ai ka për skuadrën tonë. Ai ka qenë dhe në Durrës gjatë fazës së parë. Pse nuk ndërhyri kur një lojtare e jona mbeti pa ndjenja? Prandaj, të gjitha këto që shkruan ai, janë trillime dhe të pavërteta. Të gjitha këto janë shpifje. Skuadra e Flamurtari­t e meritoi fitoren dhe as që bëhet fjalë për diskutime. Vajzat tona e kanë dominuar nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Vetëm një herë është ngushtuar rezultati në 6 pikë, gjatë gjithë kohës, ne kemi kryesuar me mbi 10 pikë diferencë. Ai dhe herë të tjera ka ardhur në Vlorë dhe unë i kam krijuar kushtet për kamerat dhe askush nuk e ka ndalur atë të filmojë. Ai le ta shikojë të gjithë ndeshjen dhe të vërejë se kur jemi favorizuar, të mos niset vetëm nga dy episode. Aty kanë qenë prezent të gjitha televizion­et lokale. Madje kisha dëshirë që kjo ndeshje të transmetoh­ej direkt në televizion", ka sqaruar trajneri në bisedën telefonike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania