Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

DONARUMA 6,5 - Në golin e Verdit nuk do të mbërrinte dot askush. Ndaj Taider bën pritjen që fut në kasafortë tri pikët e Milanit.

ABATE 6 - Në fazën mbrojtëse vuan tmerrësish­t Verdin, teksa në sulm është një ndihmë konstante për Suson. ( nga 59', KUTRONE 6: Sa herë futet në fushë, skuadra elektrizoh­et.) MUZAKIO 5,5 - Driblohet nga Destro me shumë lehtësi në golin e Bolonjës, më pas rritet me kalimin e minutave, por ende nuk mjafton.

BONUÇI 6,5 - Moduli me tre mbrojtës u stis për t'i ardhur në ndihmë. Kapiteni tregon vlerat edhe me skemën e re, madje me më tepër siguri.

RODRIGEZ 6 - Vuan po aq sa Abate, por ka justifikim­in se përballë pati dikë me përvojë si Palasio.

KESI 6 - Kur ka topin, është e pamundur të ndalet. Nuk ka vazhdimësi gjatë garës, por fizikisht duket se po e rimerr veten.

MONTOLIVO 6,5 - S'i ndahet Destros, luan topin, dublon në mbrojtje, nuk mund t'i kërkohet më shumë ish-kapitenit. Ndeshje cilësore e tija. BONAVENTUR­A 7,5 - Më i miri në fushë i rikthen buzëqeshje­n "San Siro"-s në një natë të ftohtë. Dy gola e shumë vrapime, Gatuzo ka një xhol.

SUSO 5,5 - Çuditërish­t nën ritëm dhe gabon shumë në një ndeshje që pritej shumë prej tij. KALINIÇ 5,5 - I zoti në kombinime dhe në presing, por nuk mjafton kaq për Milanin. Humb një tjetër shans të dhënë nga Gatuzo. (nga 68', ANDRE SILVA 5,5: kohë e pakët për t'u vënë në dukje, por portugezi nuk është se mundohet shumë.)

BORINI 6,5 - I çliruar nga detyrat mbrojtëse, punon mirë në të gjithë linjën anësore. Paraqitje dinjitoze dhe asist për golin e fitores. (82' KALABRIA - pa notë) TRAJNER GATUZO 6 - Katër mbrojtës dhe shumë presing, sidomos nga sulmuesit. Garë e zhvilluar mirë, por ka ende shumë punë, sidomos për të sistemuar aspektin mbrojtës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania