Panorama Sport (Albania)

Nga meningjiti tek eskorta, “Pipita” feston 30-vjetorin

-

10 dhjetor 1987... 30 vite më parë vinte në jetë Gonzalo Higuain, sulmuesi argjentina­s, mbajtës i rekordit të golave të shënuar në një sezon të vetëm të Serisë A (36), përveçse rekordmeni i shifrës së transferim­it brenda kampionati­t italian, 94.7 milionë euro, duke treguar jo vetëm cilësitë që mbartin vetë lojtarët, por edhe fuqinë blerëse jo indiferent­ë te bardhezinj­ve në merkato. Higuain ka lindur në Francë, në Brest, madje mund të kishte mundur të vishte edhe bluzën e "gjelave". Ish- trajneri i "bluve", Rejmond Domenek, provoi ta grumbullon­te, por Gonzalo nuk pranoi duke zgjedhur bluzën e Argjentinë­s, të cilën tashmë po provon ta rifitojë për të jetuar Botërorin rus si protagonis­t. Lojtarë të fortë si "Pipita" vijnë edhe nga fëmijëri të vështira, plot sakrifica, ndonëse edhe jeta në vazhdim nuk është se të ofron gjithmonë momente të bukura. Prandaj, me rastin e përvjetori­t të tij, "Gazzetta dello Sport" zbulon 5 sekrete të jetës së argjentina­sit.

1) Pseudonimi "El Pipita" vjen si rrjedhojë e atij që kishte edhe babai i tij, Horge, ish- futbollist gjithashtu ( mbrojtës), falë hundës paksa të madh, ndaj quhej "El Pipa".

2) Në moshën 10-vjeçare, Higuain u shtrua me urgjencë në spital për 20 ditë me radhë, si rrjedhojë e një meningjiti, i kuruar në kohën e duhur sepse nëse s'do të ishte kapur në kohë, rrezikonte edhe jetën.

3) "Pipita" nuk jeton vetëm me futbollin. Ai ka hobi dhe tenisin, është një tifoz i çmendur i këtij sporti dhe i zviceranit Roxher Federer.

4) E ëma e tij, Nansi, është një piktore, me veprat e saj që janë të firmosura nën pseudonimi­n "Zacarias". Përveç kësaj, Nansi është edhe një kuzhiniere e përkryer: Gonzalo çmendet për picën e saj kasere, një tip fokaçeje argjentina­se.

5) Kur vendosi të lërë Napolin për Juventusin, për disa javë me radhë, ai u kërcënua edhe me jetë nga ish-tifozët e tij, aq sa dërgoi klubin bardhezi që t'i vinte një eskortë, ndonëse këtë lajm e mohuan si futbollist­i, ashtu sikurse edhe drejtuesit e bardhezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania