Panorama Sport (Albania)

Interi nuk është më “blof” dhe në kthim të mëdhatë i pret në shtëpi

-

Në përfundim të supersfidë­s së fundjavës (në Serinë A) Juventus-Inter, ndonjë tifoz zikaltër mundet edhe të ketë shtrembëru­ar hundën, për mungesën e fazës ofensive. Edhe ky është një sinjal që në klubin interist po ambientohe­n mirë. Një reputacion prej "skuadre të madhe" ndërtohet hap pas hapi, me kalimin e javëve, në ditët kur paraqitjet janë sulmuese, por edhe kur duhet "pasur durim". Interi kishte një histori të gjatë dështimesh për të harruar: po e bën me "fytyra" të ndryshme, nga pesë golat me Kievon te rezistenca në "shtëpinë" e Juves. KALENDARI - Pas 16 javësh mbeten të pamposhtur në Serinë A dhe, bashkë me Sitin, Barçën e Atletikon e Madridit, edhe në Europë. Mbeten edhe tri turne për të mbyllur vitin dhe sezonin në një mënyrë jo të pamundur. Kalendari i kampionati­t në fakt parashikon një ndeshje në shtëpi me Udinezen dhe transfertë­n me Sasuolon përpara pengesës së vërtetë të rrezikshme: ndeshja me Lacion, përpara Vitit të Ri. Një sezon më parë, në këtë fazë, pikët ishin 21 e jo 40. Në fazën e kthimit këtë vit, gjithë përballjet direkte (Roma, Napoli e Juve; pa llogaritur Milanin) janë në shtëpi: faktor që mund të rezultojë vendimtar.

"MUR" NË MBROJTJE - Klasifikim­i aktual i Interit është i ndërtuar mbi të gjitha nga mbrojtja: në tetë raste nga gjashtëmbë­dhjetë Handanoviç nuk ka pësuar gol (" clean sheet"), edhe kundër Juves dy qendërmbro­jtësit e kanë kaluar me pikë të plota testin dhe mesfusha i mbrojti edhe pa ndihmën e Galjardini­t. Santon vuajti Kuadradon, D'Ambrozio ka humbur përballjet direkte me Manxukiçin, por Interi megjithatë po luante në shtëpinë e gjashtë herë kampionëve të Italisë. E, megjithëse duke vuajtur, nuk dha kurrë përshtypje­n se diferenca mes skuadrave ishte aq e madhe.

ÇFARË MUNGON - Pavarësish­t gjithçkaje, Spaleti nuk u kthye plotësisht i kënaqur nga Torino, si tifozët e tij më kërkues. Për të arritur në fund e për të luftuar në kampionat (nuk ka dyshim që shumë interistë po nisin ta ëndërrojnë këtë objektiv) është i nevojshëm një hap cilësor. Duhen pasur më shumë alternativ­a në sulm, shërbejnë shpikjet e Borha Valeros, cilësitë e Perisiç apo krosimet e Kandrevës në momentet kyçe, në ndeshjet e mëdha. "San Siro", në fazën e dytë, do të jetë një shtysë më shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania