Panorama Sport (Albania)

Shfryn Spaleti: ‘Pusetat’, bosh edhe këtë javë...

Luçiano: Po shoh dëshpërim për humbjen që vonon...

- Përgatiti: LEDIO NASE

Luçiano Spaleti është rikthyer të flasë, si shpeshherë këto kohë, përmes profilit të tij "Instagram". Dhe mesazhi, këtë radhë, është më se i qartë. Për djemtë e tij dhe gjithë ambientin, me një "thumbim" që u shkon atyre që ende nuk beson tek Interi i tij: "Shoh shumë fytyra të dëshpëruar­a për humbjen e parë që nuk po vjen, sikur ta shikonin si një magji për t'u prishur që mjellma të rikthehet në një bretkosë të shëmtuar... E dimë megjithatë që, për tani, përralla është një tjetër... Të gjithë bufat po rikthen në dallëndysh­e".

REPLIKA - Askush, në shtëpinë e Interit, nuk flet hapur për titullin, por trajneri tërbohet, me sfidën Juventus-Inter të përfunduar, nëse ndokush nga lojtarët vetëkënaqe­t dhe nuk mendon t'i fitojë të gjitha ndeshjet. Megjithatë, i bën kompliment­et ekipit për daljen "pa plagë" nga "Allianz Stadium", ashtu si nga "Olimpico" ( 1- 3 ndaj Romës) dhe "San Paolo" (0-0 ndaj Napolit). E nuk tërhiqet pas kur i duhet përgjigjur, për herën e dytë në pak ditë, të ftuarit që, në "Juve TV", kishte përdorur fjalë të rënda kundër Interit dhe interistëv­e: "Pusetat mbetën bosh edhe këtë javë", është deklarata e teknikut.

“#PA U NDALUR” - Nuk ka munguar hashtagu që ka përcjellë gjithë daljet e fundit të teknikut zikaltër në "Instagram". Një mënyrë si një tjetër për të thirrur skuadrën për një tjetër provë pjekurie të dobishme për të hedhur hapin cilësor drejt objektivëv­e sezonalë. Pas barazimit 0-0 kundër Juventusit, Interi

është rikthyer menjëherë në stërvitje ditën e djeshme në prag të sfidës së vlefshme për Kupën e Italisë kundër Pordenones në "San Siro", e programuar për nesër në mbrëmje. "# Pa U Ndalur", pikërisht siç e kërkon trajneri Spaleti. Puna ka nisur në palestër,

më pas grupi ka kryer një ndeshje kontrolli me skuadrën që u nda mes atyre që u angazhuan ndaj Juves dhe pjesës tjetër (ku me shumë mundësi trajneri do bazohet për të bërë rrotacioni­n). Në vijim, analizë e videove të "derbit të Italisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania