Panorama Sport (Albania)

Sot shorti i Champions-it, në Nion zbardhen 1/8-at

Zbulohen edhe 1/16-at e Ligës së Europës

-

Nuk ka më të fshehta dhe ekuacione. Gjithçka është mësuar dhe ndeshjet e djeshme plotësuan listën me 16 ekipe të kualifikua­ra për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Tani fati i tyre do të përcaktohe­t në shortin e ditës së sotme, në Nion të Zvicrës, në orën 12: 00, kur do të mësohen çiftet e fazës së 1/8-ave. Ka vetëm dy rregulla specifike të përcaktuar nga UEFA për raundin e ardhshëm të Champions-it. Në çiftet që do të vendosin goglat mes të parave të grupeve dhe të dytave: Nuk mund të përballen skuadrat që janë ndeshur më parë në të njëjtin grup dhe skuadra që përfaqësoj­në të njëjtën federatë. E thënë më thjesht, Roma si e para e Grupit C nuk mund të përballet me Juventusin që është i dyti i Grupit D (sepse përfaqësoj­në të dy Italinë), por as me Çelsin, sepse janë të dy përfaqësue­s të të njëjtit grup. E njëjta gjë vlen edhe për Çelsin, që në këtë short nuk do të përballet dot me Mançesterë­t, por as me Totenhemin dhe Liverpulin. Kundërshta­rët e bluve të Londrës janë 3: PSG, Barcelona ose Beshiktash. Por shorti kurrsesi nuk mund

t'i ndalojë duelet e hekurta që mund të luhen në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Skuadra si Bajerni, Çelsi, Juventusi dhe Reali i Madridit, që janë favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve, ndodhen në vazon e dytë.

ANGLEZET - Futbolli anglez po kalon një moment shumë të mirë dhe këtë e konfirmon prezenca e skuadrave në fazën e 1/8-ave. Pesë ekipet që përfaqësoj­në Premier

Ligën do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm dhe nuk do të përballen me njëratjetr­ën. Kjo do të thotë se mund të bëjnë rrugë të gjatë.

LIGA E EUROPËS - Menjëherë pas shortit të Ligës së Kampioneve, në një tjetër sallë do të zbulohen edhe 1/16-at e Ligës së Europës, ku përveç 24 skuadrave të kualifikua­ra, do të bashkohen edhe 8 "vendet e treta" të ardhura nga Champions- i. Edhe këtu, vlejnë të njëjtat rregulla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania