Panorama Sport (Albania)

Habit Dortmundi, zyrtarizon trajnerin e fundit të Bundesligë­s

Shkarkohet Bosh, 0 fitore në 12 javët e fundit

-

Klubi i Dortmundit ka shkarkuar nga detyra pas afro gjashtë muajsh nga emërimi, trajnerin holandez, Peter Bosh. Arsyeja ka qenë se skuadra nuk ka arritur të japë rezultate të mira nën drejtimin e holandezit, Bosh duke mos shënuar asnjë fitore në 12 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticio­net në të cilat ka marrë pjesë. Disfata në shtëpi me Bremenit, e cila u mbyll me rezultatin 12, ka detyruar drejtorin ekzekutiv Hans Joakim Vacke t'i japë duart trajnerit Bosh. Lidhur me shkarkimin e holandezit, Vacke ka thënë se: "Mbrëmjen e kaluar, gjatë një bisede me Peter Bosh, vendosëm që ai ta mbyllte këtu me skuadrën e Dortmundit. Ishte një ndarje mjaft e mirë dhe për këtë dua të përgëzoj Bosh për drejtimin e skuadrës dhe që ka qenë një person mjaft i mirë me të gjithë ne". Në krye të pankinës verdhezi, krerët e Dortmundit kanë emëruar ishtrajner­in e Këlnit, Peter Shtëger. Sipas burimeve, Shtëger do të jetë në krye të pankinës së Borusias deri në fundin e sezonit aktual. Emërimi i Shtëger ka ardhur si një lajm i çuditshëm për fansat e Dortmundit, kjo pasi ai është shkarkuar rreth një muaj më parë nga Këlni duke arritur të grumbulloj­ë vetëm tri pikë si trajneri i saj për sezonin aktual. Pas prezantimi­t zyrtar, Peter Shtëger ka thënë: "Jam shumë i lumtur që jam trajneri i një skuadre të tillë dhe do jepja maksimumin edhe nëse do rrija vetëm 14 ditë këtu". Sipas krerëve të klubit verdhezi, Shtëger ka qenë

një nga opsionet favorite që në verë, por fakti që ai drejtonte Këlnin i ka bërë ata të zgjedhin Bosh. Përpos rezultatev­e të dobëta në sezonin aktual me Këlnin, Shtëger ka arritur ta nxjerrë në katër vite pune skuadrën nga kategoria e dytë duke luajtur në Europa League.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania