Panorama Sport (Albania)

Runi i përgjigjet Salahut, paqe në derbin e Liverpulit

Dominojnë "reds"-at, por shpërdoroj­në shumë

-

Dominim absolut, 79% e zotërimit të topit, 23 goditje drejt portës së Pikfordit, një gol i mrekullues­hëm i Salah: por e gjitha kjo nuk i mjaftoi Liverpulit për të fituar derbin numër 229. Sepse vjen gabimi i radhës në mbrojtje, këtë herë në formën e një faulli naiv në zonë (një shtyrje e Lovrenit ndaj KalvertLju­in) që i lejon Evertonit të gjendet me topin e penalltisë në duar 13 minuta nga fundi. Runi, deri në ato momente anonim në mesfushë, nuk gaboi. Morali? "Toffees" vazhdojnë të mos fitojnë në "Anfield" prej një jete (fitorja e fundit ka ardhur në 1999), por e përshëndes­in stadiumin rival me një barazim, i cili përveç moralit, vlen edhe për klasifikim­in.

Liverpuli mbetet keq, por kur gabon kaq shumë, është e pashmangsh­me që mos ta paguash. Me sa duket gabon edhe Klop me zgjedhjet e tij. Trajneri gjerman e ekzagjeroi me rrotacioni­n, edhe pse 7- 0 kundër Spartakut të Moskës nuk është se i shpenzoi shumë energji. Klop lë në stol Kutinjon dhe Firminon dhe vendos

t'i aktivizojë brazilianë­t kur është tepër vonë. Surprizë besimi i treguar tek i riu Solanke. Por edhe në këtë mënyrë, "reds"- at e vënë poshtë skuadrën e Allardajsi­t. Goditjen e parë në portë e bën Henderson. Runi shfaqet vetëm në mbrojtje. Dominimi i vendësve shpërblehe­t nga goli i Salahut në 42': egjiptiani çmarkohet nga Martina, shmang Guejenë dhe mposht Pikfordin me një trajektore fantastike. Në shtesë, egoizmi i Manesë i mohon skuadrës golin e dytë. Rinis pjesa e dytë dhe Allardajs, në kontakt konstant me asistentin e tij Kreig Shekspir në turbinë, bën dy ndërrime. Por muzika mbetet e njëjtë: Liverpuli në sulm dhe Ever- toni mbulon gjithë hapësirat. Salah shpërdoron 2- 0 me kokë (48'). Mane kërkon lavdinë me një roveshatë ( 58'). Edhe mbrojtësi Gomez i shkon një hap larg golit. Por, kur nuk e "vret" derbin në kohë, paguhet shtrenjtë. Ashtu si gabimi i Lovrenit në 77'. Runi realizon me një goditje qendrore dhe feston golin e parë në derbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania