Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Keqardhje për arbitrin, bëri një gabim të rëndë

"Gara për titull thuajse e mbyllur, por do luftojmë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Komenti i parë i Zhoze Murinjos pas ndeshjes? "Duhet të kishim pasur një penallti. Reagimi im i parë është se ndiej keqardhje për arbitrin Majkëll Oliver sepse ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, por fatkeqësis­ht ai bëri një gabim shumë të rëndë. Rezultati u vendos me një penallti flagrante të mosakordua­r për Ander Herrerën. Do të kishte qenë 2-2 me 20 minuta deri në fund. Majkëll ishte i pafat sepse ishte një 11-metërsh i pastër", tha trajneri i Mançester Junajtidit, i cili e drejton majën e helmatisur të shigjetës së tij edhe ndaj kundërshta­rit: "A mendoj se gara për titull është e mbyllur? Ndoshta po. Mançester Siti është një skuadër shumë e mirë, por ata mbrohen nga fati dhe Zotët e futbollit janë pas tyre". Më pas portugezi i rikthehet sërish polemikave për gjykimin: "Ashtu si sezonin e shkuar, ne na mungon një penallti me Sitin për ndërhyrjen e Bravos ndaj Runit. Këtë sezon e njëjta histori. Por Majkëll ishte i pafat, sepse ishte një 11-metërsh i pastër. Pësuam dy gola të pafat, jo nga ata që priten. Siti ka cilësi shumë të mira si skuadër. Ata kanë një përqindje të lartë të mbajtjes së topit, por ne arritëm që t'i mbajmë në kontroll". Pyetja nëse skuadra e tij bëri mjaftueshë­m për të fituar në derbi, mori këtë përgjigje

nga tekniku: "Varet nga perspektiv­a. Ata e patën më shumë topin në kontroll. Por unë mendoj se lojtarët e mi luftuan mjaftueshë­m. Pa qenë nevoja të bësh një analizë, kjo ndeshje u vendos nga episodet dhe penalltia ishte një incident i madh". Por Mout nuk i del e keqja me arbitrin: "Gjyqtari është një qenie njerëzore

dhe ai u përpoq të bënte më të mirën e tij. Ishte shumë i vendosur për të bërë një ndeshje të mirë, të cilën unë mendoj se e pati, por bëri një gabim, i cili ishte vendimtar. Ata shënuan dy gola, të cilët ishin të pabesueshë­m për t'i pësuar..., të cilët erdhën nga asgjëja pas dy karambolev­e. Ishin gola shumë të lehtë. Ne bëmë si

gjëra të mira, ashtu edhe gjëra të këqija. Mendoj se Siti është një skuadër e mirë, por edhe me fat sepse vendimet shkuan në favorin e tyre". Në fund, "Speciali" komenton sërish garën për titull: "Unë jam shumë i sigurt se të gjithë do të luftojnë për ta ngushtuar këtë diferencë, por avantazhi është me të vërtetë shumë i thellë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania