Panorama Sport (Albania)

Pesë gjërat që na shpëtuan nga derbi

-

Derbi i Mançesteri­t ishte plot emocione në fushë, kështu që shumë gjëra mund të na kenë shpëtuar nga kamerat e 26 transmetue­sve.

1. Kapelet e Santas - Moti në Mançester ka qenë i frikshëm këtë javë dhe për t'i shpëtuar të ftohtit, lojtarët e Sitit mbanin kapele në stilin e babagjyshi­t të Krishtlind­jeve në stol. Mangala dhe Silva nuk i hoqën ato gjatë nxehmjes, duke e nervozuar aq shumë Guardiolën në një moment kur po i jepte instruksio­net mbrojtësit të tij në pjesën e dytë, sa ia hoqi rrëmbimthi.

2. Flamujt - Nuk ka gjë më nervozuese për tifozët në futbollin modern se sa shallet e ndarë 50 me 50, aq sa edhe ligji ka nisur të thotë fjalën e tij. Policisë së Mançesteri­t iu kërkua në "Twitter" që të arrestohes­hin ata që do të hynin me flamuj të tillë në "Old Trafford" dhe me humor, ata u përgjigjën se do ta bënin me kënaqësi.

3. Komentator­ët - Ishte një koment i gjatë i ndeshjes për analistët e "Sky Sports", të cilët pasi analizuan derbin e Liverpulit, komentuan edhe atë të Mançesteri­t. Si rezultat, Geri Nevil, Sounes, Xhemi Karrager dhe i ftuari special Noel Gallager (pjesëtari i bandës Oasis, ultras i Sitit) porositën ushqim dhe e hëngrën atë në mes të studios.

4. Armiqtë miq - Me gjithë fërkimet e tyre përpara ndeshjeve, Pep dhe Zhoze nuk u panë shumë armiqësor në stol. Kur Roho dhe Silva u përplasën në fushë, dy trajnerët shkëmbyen një bisedë të ngrohtë me njëritjetr­in. Se çfarë thanë, nuk do ta mësojmë kurrë.

5. Asistet e Lukakut - Sulmuesi belg vazhdon të kritikohet për impaktin e tij në ndeshjet e rëndësishm­e. Këtë herë, dy gabime të tij ndihmuan Sitin të shënonte. Tifozët e tallën në "Twitter" se të paktën këtë herë ai i shërbeu dy asiste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania