Panorama Sport (Albania)

"Siti si Barcelona, Murinjo këtë punë ka me arbitrat"

-

"Ne fituam sërish në 'Old Trafford'. Prandaj jam më shumë i kënaqur dhe sigurisht edhe për tri pikët. Luajtëm mirë dhe me shumë kurajë. Jam shumë i kënaqur. Fituam sepse ishim skuadra më e mirë. Jemi ende në dhjetor. Nëse do të kemi 11 pikë avantazh kur të luajmë derbin e dytë në prill, atëherë po, do t'iu them se titulli është i yni". Këto janë fjalët e para të Pep Guardiolës pas suksesit të 14-të radhazi këtë sezon. Katalanasi nuk ngurron ta krahasojë këtë skuadër që ka ndërtuar me atë të Barcelonës: "Personalit­eti për të luajtur kështu është ai që unë dua. Ne mund të luajmë edhe me këtë stil në Angli. Njerëzit thoshin se nuk mund ta bënim ashtu si te Barcelona në Angli, por ne iu treguam se është e mundur. E dija këtë që prej sezonit të shkuar. Kam besuar gjithnjë se mund ta bëjmë. Të gjithë janë të lirë të luajnë si të duan, prandaj futbolli është i bukur. Jam i lumtur që shkuam në 'Stamford Bridge' dhe në 'Old Trafford' dhe i mundëm në këtë mënyrë". Pep i kthen reston edhe Zhoze Murinjos për pretendimi­n për penallti në rastin e Herrerës: "Edhe sezonin e shkuar e njëjta histori. Ne fituam këtu dhe fajin e ka arbitri. Edhe tani e njëjta gjë. Përpara ndeshjes ai foli për arbitrin. Por ne jemi një skuadër "fair play" e ndershme. Patëm 75% të topit, çka tregon se donim të luanim futboll. Erdhëm këtu dhe e bëmë. Murinjo akuzon për simulim? Nuk është e lehtë që lojtarët e mi rrëzohen kollaj. Kompani u dëmtua sërish? Kështu është situata. Fatkeqësis­ht, nuk mund ta llogarisim më për një kohë të gjatë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania