Panorama Sport (Albania)

Kristiano Ronaldo më i mirë se Mesi... këtë sezon

CR7, mesatare më të mirë se “Pleshti”, i cili ka shënuar më shumë

-

Kristiano Ronaldo ka shënuar këtë sezon 18 gola mes impenjimev­e me klubin dhe kombëtaren. Antagonist­i i tij, Leo Mesi, me 20 gola sezonalë, realizon një rrjetë në çdo 115 minuta në fushën e blertë.

Kristiano Ronaldo, që pak ditë më parë pasuroi palmaresin e tij me Topin e Pestë të Artë në karrierë, është duke gjetur formën në fushë, por edhe pozicionin e tij në klasifikim­in e golashënue­sve. Me dy golat e shënuar të shtunën ndaj Sevijës, ai arrin kuotën katër në kampionat, një shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me të njëjtën pikë të sezoneve të kaluara. Një ndikim jo të vogël në ecurinë e portugezit ka pasur edhe skualifiki­mi prej pesë ndeshjes pezullim, pasi shtyu arbitrin në ndeshjen e Superkupës së Spanjës.

Megjithatë, në Champions, sulmuesi madrilen vazhdon

të thyejë rekorde. Të mërkurën e kaluar, ai u bë lojtari i parë në histori që arrinte të shënonte në të gjitha ndeshjet e grupit. Deri në këtë pikë të sezonit, Ronaldo ka realizuar 14 gola: 4 në Ligë, 9 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën Spanjolle. Edhe me

Portugalin­ë, bilanci është pozitiv me katër gola të shënuar. Mesi shënon më shumë këtë sezon..., por ka luajtur më shumë. 17 gola për Barcelonën (13 në kampionat, 3 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës), ndërsa me Argjentinë­n shënoi një tripletë

kundër Ekuadorit që i dhuroi kombëtares së tij biletën për në Rusi 2018. "Pleshti" ka realizuar 20 herë në 2,313 minuta më një mesatare prej një goli në çdo 115 minuta.

Tashmë që jemi thuajse në gjysmën e parë të dhjetorit, të dy lojtarëve u mbeten edhe tri ndeshje për të luajtur këtë vit ... Kristiano ka dy takime në Botërorin për Klube dhe ndeshja e tretë do të jetë pikërisht "El Classico", që do të vërë përballë dy fenomenët e futbollit botëror. Përpara se të mbërrijë në sfidën e "Bernabeut", e programuar për 23 dhjetor, Barça do t'i bëjë vizitë Vijarealit

dhe do të presë në shtëpi Deportivo La Korunjën. Në dy ndeshjet që paraprijnë sfidën e madhe, Mesi dhe Ronaldo do të kenë mundësi të shtojnë të tjerë gola në ecurinë e tyre. Për sa i përket këtij viti kalendarik, Ronaldo ka gjithashtu një mesatare më të mirë. Mes Realit të Madridit dhe Portugalis­ë, 31-vjeçari ka shënuar 51 gola në 57 ndeshje të luajtura këtë vit: 40 prej tyre ishin me fanellën e "Los Blancos" dhe janë shënuar në 46 ndeshje, ndërsa 11 me kombëtaren portugeze. Nga ana e tij, Mesi këtë vit ka shënuar 52 herë në 61 takime: 48 gola

në 54 ndeshje me Barçën, teksa me Argjentinë­n 4 gola në shtatë ndeshjet e luajtura gjatë 2017-ës. Duke parë mesataren mes golave dhe minutave të secilit lojtar, duket qartë se Kristiano është më pozitiv. Sulmuesi nga Madeira ka akumuluar gjithsej 4,891 minuta mes klubit dhe ekipit kombëtar këtë vit, teksa Mesi ka luajtur me shume minuta, plot 5,291. Dallimi në mes të dyve në lidhje me mesataren e golit është gjashtë minuta në vitin 2017, ndërsa 2018-a duket në horizont, me të dy që do të kërkojnë të qëndrojnë në krye.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania