Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi, gol “hakmarrjej­e”

penallti për minuta, smanlispor­i i largohet fundit të klasifikim­it në Turqi

- OLSI TUJANI

Ka shumë ndeshje kur arbitri bëhet protagonis­t me momente të diskutuesh­me që nuk i akordon saktë. Mirëpo, ka edhe ndeshje kur mjaft të shohësh skedën e rezultatit dhe vihet re protagonis­ti i kryesorit. E tillë ka qenë edhe sfida e djeshme për ekipin e bomberit të Kombëtares. Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe të dytin personal në këtë edicion, ku fati nuk ka qenë shumë pro tij. 3 PENALLTI

Sfida është vendosur që në 45 minutat e para. Osmanlispo­r ka shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të trefishtë përballë Alaniaspor­it. Në të 13-tën minutë ka qenë radha e Sokol Cikalleshi­t që të ekzekutojë një 11-metërsh. Shqiptari ka qenë i qetë dhe i saktë në ekzekutim, duke e dërguar sferën në rrjetë nga krahu i kundërt i portierit. Shtatë minuta më vonë ka pasur një tjetër penallti dhe këtë herë trajneri ka përzgjedhu­r tjetër ekzekutues. Cagiran ka shënuar sërish nga pika e bardhë dhe Osmanlispo­r ka dyfishuar rezultatin. Në të 29-tën, arbitri akordon të tretën penallti. Gurler është i treti i shpërblyer, i cili shënon dhe vulos përfundimi­sht rezultatin e ndeshjes. SHQIPTARI

Për Cikalleshi­n, ky ishte i dyti gol personal në këtë sezon, ku për shumë javë ka qenë jashtë fushës së lojës për shkak të dëmtimit të pësuar. Për "Panorama Sport", Cikalleshi tregon ndjesinë për golin e shënuar si dhe për ndeshjet e humbura me Kombëtaren kundër Spanjës dhe Italisë. "Kam qëndruar disa javë jashtë fushave të lojës për shkak të dëmtimit që pësova kur isha në Kombëtare. Nuk ka ndjesi më të keqe për një futbollist sesa të humbasë një ndeshje me fanellën e kombit tënd. E për të mos folur për kundërshta­rët që ne kishim në ato dy sfida. Megjithatë, ajo është e shkuar tashmë dhe kam punuar fort dhe me kujdes maksimal për

të rigjetur forcat. Goli? E konsideroj si shpagim për atë që bëj gjatë gjithë kohës në stërvitje dhe më pas gjatë ndeshjes. Megjithatë, sot më gëzon shumë fitorja e skuadrës për vetë pozitat ku ndodhemi. Është një fitore besimi për ne që mund të arrijmë të lëmë pas fillimin e keq të sezonit dhe të ngjitemi sa më shumë në renditje", ka deklaruar bomberi kuqezi.

 ??  ?? Sokol Cikalleshi dhe shokët e skuadrës duke festuar në fitoren e djeshme
Sokol Cikalleshi dhe shokët e skuadrës duke festuar në fitoren e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania