Panorama Sport (Albania)

Siti padron i derbit, Murinjo akuzon

"Qytetarët" arrijnë fitoren e 14-të radhazi, +11 nga "djajtë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti po e "vret" Premier Ligën: fitorja 2-1 ndaj Junajtidit në derbi e dërgon në 11 pikë avantazhin e skuadrës së Guardiolës nga ajo e Murinjos dhe barazon kështu rekordin e sukseseve radhazi të vendosur nga Arsenali në vitin 2002. Një fitore e merituar që ka për protagonis­t absolut negativ sulmuesin Romelu Lukaku: gabimet e belgut në mbrojtje provokojnë dy golat e Sitit. Për të plotësuar ditën e tmerrshme të sulmuesit, edhe dështimi për të shënuar në rastin më të mirë të Junajtid në fund, kur sulmuesi u ndal me fytyrë nga Ederson. Te Siti, fantastik David Silva dhe jo vetëm për golin: spanjolli është madhështor në mesfushë. Shumë mirë edhe Sane dhe De Brujne. Otamendi është një tjetër personazh që meriton faqen e parë të kopertinës: firmos golin e 2- 1 dhe është regjisori i mbrojtjes.

NISJA - Nis loja dhe menjëherë një i ndëshkuar: Uoker. Ky është shpirti i derbit. Junajtidi prezantohe­t me një 4-2-31 dhe Herrera zëvendëson të pezulluari­n Pogba. Siti konfirmon 4-3-3 dhe lë Agueron në stol. Skuadra e Guardiolës e nis duke ndërtuar lojën klasike të saj, ndërsa Junajtid e pret dhe riniset me kundërsulm. Zhezus ka një shans të mirë, por gabon. Otamendi provon nga distanca. Ndeshja ndizet në fund të pjesës së parë. De Gea bën mrekullinë

pas një goditje të Sanesë. Goditja e radhës nga këndi sjell spastrimin e keq të Lukakut në zonë, topi shkon drejt David Silvës, i cili me një kthesë me të majtën, godet përpara se të dalë De Gea. Junajtid hidhet në sulm pas golit të pësuar, ndërsa De Brujne nuk shfrytëzon mirë një kundërsulm. Në rinisjen e "djajve", Roho kroson nga larg, Otamendi nuk arrin, Delf kontrollon keq dhe Rashford ekuilibron gjithçka.

OTAMENDI - Pjesa e dytë nis me dy risi: Lindelof në vend të Rohos që ka një plagë në kokë dhe Gyndoan për Kompaninë. Fernandinj­o kthehet në qendër të mbrojtjes. Pas 9 minutash, goli që vendos ndeshjen: Lukaku largon topin duke e përplasur pas shpinës së Smollingut, Otamendi tregohet më i shpejtë dhe De Gea nuk arrin të bëjë asgjë. Guardiola ndryshon sërish: brenda Mangala, jashtë Zhezus dhe Fernandinj­o rikthehet në mesfushë. Lukaku provon në 65', por topi shkon në tribunë. Në 70',

De Brujne tenton me të majtën, por De Gea bën mrekullinë. Pak më vonë, Delf bën një tjetër gafë, por këtë herë Junajtid nuk përfiton. Në 79', episodi që tërbon Murinjon: Otamendit i largohet topi në zonë, Herrera kërkon të përfitojë dhe pas përplasjes, spanjolli rrëzohet në tokë. Oliver, vetëm dy hapa larg, nuk mendon

se ka penallti dhe ndëshkon Herrerën për simulim. Në fund, skuadrat zgjaten nga njëra portë në tjetrën, por dopiopritj­en vendimtare e bën Ederson: pret me fytyrë goditjen e Lukakut dhe menjëherë më pas të Matës. Bernardo Silva humbet edhe rastin e golit të tretë, por Guardiola është i kënaqur edhe kështu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania