Panorama Sport (Albania)

Partizani përmbys Teutën dhe bën gati gjashtë goditje

Të kuqtë fitojnë në "frymën e fundit" me durrsakët. Zbulohen afrimet e bujshme të dimrit: Telushi, Lukas, Fushtar, Abazaj, Thaçi dhe Abdurahimi

- ILIR CARA

Partizani ka marrë një fitore me përmbysje në "frymën e fundit" ndaj Teutës. Goli i kapitenit Batha në minutën 94-t ka bërë që të shpërthejë në festë stadiumi "Selman Stërmasi", pasi të kuqtë morën trepikëshi­n, i cili afron më shumë me kreun. "Demat" e kanë shijuar shumë fitoren dramatike ndaj durrsakëve, të cilët me pak kujdes meritonin të merrnin një pikë në kryeqytet. Takimi ishte një ndeshje e një niveli jo të kënaqshëm, ku ndikoi edhe terreni jo i mirë. Lojtarët e të dyja ekipeve bënë gabime të shumta, por në fund rënduan te Teuta që u mund në sekondën e fundit. Me këtë sukses, të kuqtë ruajnë ecurinë e mirë të fazës së dytë dhe e kanë ngushtuar në 10 pikë diferencën me Skënderbeu­n e vendit të parë. Edhe pas këtij suksesi, "demat" mbetën të gjashtit në renditje, por tani me 21 pikë dhe 4 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari.

PJESA E PARË- Të dyja ekipet vinin me mungesa në këtë takim. Vonesa në nisjen e ndeshjes bëri që lojtarët të nxeheshin me ngadalë. Në fillim, gabimet në pasime ishin të shumta, kryesisht te të kuqtë, ndërsa Teuta mundohej të ishte më e kujdesshme në fazën mbrojtëse. Në minutën e 19-të durrsakët gjejnë golin me Cmajcanin, i cili, i harruar në zonën e Partizanit, e dërgon në rrjetë topin e grushtuar nga portieri Hoxha pas "predhës" së Hilës. Goli i pësuar i zgjon "demat" dhe 4 minuta më pas barazojnë shifrat me Trashin, i cili e finalizon asistin e Asanit. Pas barazimit, të kuqtë janë më kërkues, por sulmuesit e kuq nuk dinë që të finalizojn­ë shërbimet e Trashit. 1-1 mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Të dy trajnerët u besojnë të njëjtëve lojtarë në startin e këtij fraksioni. Presioni i fitores ndihet më shumë te të kuqtë, të cilët në mënyrë të habitshme bëjnë gabime të shumta në pasime dhe qarkullimi­n e topit. Goli kërkohet më me ngulm nga Partizani, por mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë duket qartë. Latif dhe Osemene ushtrojnë shumë presion, por mbrojtësit e Partizanit shtrëngojn­ë dhëmbët dhe arrijnë t'i përballojn­ë. Starova nuk kishte asnjë sulmues të mirëfilltë në stolin e rezervave, por edhe zëvendësim­et ishin të detyruar, pasi Kalari, Malota dhe Trashi patën probleme dëmtimesh. Në vend të tyre hynë Kotobel-

li, Krasniqi dhe Xhixhiua. Diferenca me këto ndryshime është e vogël, por Asani bëhet më i rrezikshëm kur kaloi në të majtë dhe Xhixhiuan në të djathtë, dyshe kjo që gatoi asistimin e golit të Bathës në sekondën e fundit të minutës së katërt shtesë. Teuta gaboi

aty ku nuk e priste, ku të gjithë menduan se gjithçka do të mbyllej në barazim, pasi edhe Lajthija, që hyri në fushë në minutën e 92- të, ishte më shumë për të vonuar lojën. Dy zëvendësim­et e tjera për Teutën ishin Shehaj dhe Karim në vend të Cmajcanin dhe Bilali.

 ?? FOTO: Partizani. al ?? Batha duke festuar golin e fitores
FOTO: Partizani. al Batha duke festuar golin e fitores
 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar golin e Trashit
Fotot: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar golin e Trashit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania