Panorama Sport (Albania)

Gjici: Haram u qoftë lojtarëve po nuk fituan dy ndeshje!

“Fajin e ka merkato dhe menaxheri, por besoj ende te titulli”

-

Milinkoviç shpëton, por ai bashkë me skuadrën dhe lojtarët duhet të reagojnë në dy ndeshjet e ardhshme. Safet Gjici shkund futbollist­ët dhe ua bën haram rrogat që u ka dhënë dhe premiot, në rast se këta të fundit nuk reagojnë në dy ndeshjet e ardhshme. Në një prononcim të dhënë për "Supersport", presidenti i kampionëve e quan të turpshme humbjen me Lushnjën, ndërsa thotë se problemet në ekip janë si pasojë e merkatos së dobët. Ai fajëson menaxherin dhe jo trajnerin Milinkoviç.

LUSHNJA- "Ndeshja për Kukësin nuk ishte kurrsesi e hijshme. Është pa diskutim... fjala turp është pak, në kuptimin që nuk e prisnim kurrë. Natyrisht unë besoj që lojtarët e kanë vlerësuar shumë Lushnjën, duke qenë në vendin e fundit në tabelë. Por ne kemi pasur probleme edhe vitet e tjera me ekipet e renditura poshtë. Kampionati është shumë i fortë dhe të gjitha skuadrat pothuajse aty-aty janë, por ne shikojmë që në fillim krijuam një ekip që do të mbronte titullin kampion. Por, me kalimin e kohës disa lojtarë filluan u dëmtuan, siç ishte Shameti, Hallaçi, Musolli dhe shumë lojtarë të tjerë, që kanë qenë boshti i skuadrës sonë. Morëm një shkatërrue­s nga Mali i Zi, që edhe ai na dha OK që ishte lojtar i mirë. Bëri 2- 3 ndeshje të mira dhe pastaj filloi duke rënë. Kuptohet që është merkato e dështuar ajo e verës.

Përgjegjës­itë janë kryesisht të menaxherit të klubit, por edhe të stafit teknik".

MILINKOVIÇ- "Deri tani unë jam shquar për heqje trajnerësh, madje të gjitha këto media që e duan shumë Kukësin, në thonjëza... flisnin që ky heq trajnerë një herë

në dy-tre muaj. Jemi dëshmitarë për këtë. Ne gjetëm një trajner profesioni­st dhe e dimë që është i huaj, por ka dhënë diçka në futbollin shqiptar. Mori një ekip në Gjirokastë­r që e çoi atje ku e çoi, me elementë të mbledhur nga kampionati shqiptar

dhe të huaj dhe bëri një ekip që vërtet futi një lojë shumë të mirë. Besoj shumë te ky trajner, sepse është korrekt dhe i ndershëm. I thotë gjërat ashtu siç i ndien dhe nuk mashtron, nuk justifikoh­et për gabimet e veta që bën. Unë i kam dhënë shanse jo pak, por 3

herë ai ka kërkuar dorëheqjen. Kjo do të thotë se unë këtë trajner nuk e lëshoj kollaj, nuk e largoj sepse mendoj që nuk është faji i trajnerit. Është faji i merkatos së dështuar të verës. Edhe pse investimi dhe shpenzimi ishte sa dyfishi i vjetshëm, ne nuk e kemi ekipin as si ekipi i vjetshëm".

TITULLI- "Ne nuk heqim dorë nga titulli njëherë... E para. Ne kemi qenë edhe 12 pikë mbrapa dhe kemi arritur të marrim kampionati­n. Në sport çfarë s'ndodh. Nuk heqim dorë nga titulli, sepse do gabojnë edhe kundërshta­rët tanë. Nëse nuk gabojnë,

e marrin titullin, por nëse do gabojnë... Edhe Partizani ishte shumë poshtë, por ja që po afrohet. Unë mendoj që, me një ndërhyrje të mirë në merkaton e janarit, do të bëjmë një ekip të mirë. Duhet t'i menaxhojmë mirë këto dy ndeshjet që kemi. Lojtarët duhen shkundur. Nëse këta lojtarë që kanë bërë atë humbje të turpshme, nuk i thërrasin mendjes që të fitojnë me Durrësin dhe të fitojnë me Gjirokastr­ën, pastaj kuptohet që është haram ajo korrektësi­a ime ndaj tyre, ajo pagesë që kanë marrë dhe ato premio që kanë marrë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania