Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Lushnja 7.5 - Askush nuk e kishte menduar se Lushnja do të arrinte të fitonte në Kukës, për më tepër që vendësve u duhej fitorja për të kaluar momentin e vështirë. Por, myzeqarët ia dolën, madje triumfuan duke shënuar tre gola në një nga fushat më të vështira të Superiores.

Laçi 7.5 - Kurbinasit arritën të mposhtnin në shtëpi një prej ekipeve më të mira në vend si Skënderbeu. Edhe pse një skuadër që ka në përbërje futbollist­ë të rinj, laçianët kanë bindur ndaj korçarëve, duke shënuar një gol dhe më pas kanë mbrojtur rezultatin.

Luftëtari 7 - Pas një periudhe të vështirë, bluzinjtë janë rikthyer te fitorja në transfertë ndaj Kamzës, një ekip që është në vendet e para të klasifikim­it. Ekipi i Likës ka siguruar trepikëshi­n pas një loje të mirë dhe një goli të shënuar në minutat e fundit.

Partizani 7 - Kryeqyteta­sit kanë arritur të sigurojnë fitoren në një terren shumë të rënduar në "Selman Stërmasi". Megjithatë, skuadra e Starovës, edhe pse u gjend në disavantaz­h, arriti të kthente rezultatin në favor të saj, duke mos u dorëzuar deri në fund dhe shënuar në minutën e fundit shtesë.

Flamurtari 6.5 - Vlonjatët kanë bërë detyrën në shtëpi ndaj Vllaznisë në një përballje ku fitorja ishte detyrim. Një gol i shpejtë i dha qetësi ekipit të Duros. Me këtë trepikësh, Flamurtari mban vendin e dytë në renditje.

Skënderbeu 5 - Korçarët kanë hedhur një hap fals në tabelën e klasifikim­it duke humbur një transfertë që, në letër, parashikoh­ej e lehtë. Me këtë humbje, bardhekuqt­ë u kanë dhënë mundës rivalëve t'u afrohen në renditje, ku ndjekësi më i afërt është gjashtë pikë më pak.

Kamza 4.5 - Kryeqyteta­sit kanë ndalur serinë e rezultatev­e pozitive. Humbja ndaj Luftëtarit i ka zbritur një pozicion më poshtë në klasifikim. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Ndreu ka bërë paraqitje të mirë.

Vllaznia 4 - Kuqeblutë kanë harruar të fitojnë dhe në transfertë­n vlonjate u panë të dorëzuar në fushë pa nisur ende ndeshja. Ekipit të drejtuar nga Gjoka i mungon grinta në fushë dhe e ka shumë të vështirë që të finalizojë rastet që i jepen për shënim.

Teuta 4 - Edhe pse ka qenë në avantazh të një goli, Teuta nuk ka mundur të dalë të paktën me një pikë nga transferta me Partizanin. Durrsakët janë ndëshkuar në minutat e fundit të shtesës pas një hutimi në mbrojtje.

Kukësi 4 - Kampionët në fuqi janë duke vuajtur në aspektin psikologji­k dhe këtë e treguan edhe ndaj Lushnjës. Një skuadër që nuk bën dot asgjë mirë dhe vuan shumë presionin. Disfata me myzeqarët konfirmoi krizën e verilindor­ëve, të cilët tashmë kanë humbur terren në klasifikim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania