Panorama Sport (Albania)

Ndalon Napolin, Pioli i bën dhuratë Interit

-

Nëse nuk është krizë, atëherë nuk dimë sesi ta quajmë, sepse kjo javë ka qenë një makth i vërtetë për Napolin dhe më keq se kaq nuk mund të shkonte. Vetëm një pikë në dy ndeshje në kampionat përballë Juves dhe Fiorentinë­s dje dhe eliminim nga Liga e Kampioneve. Papritur, skuadra e Mauricio Sarrit dhe ajo e Elseid Hysajt ka humbur shkëlqimin e saj, ndoshta edhe si rrjedhojë e dëmtimeve të fundit që kanë kushtëzuar shumë zgjedhjet e të kaltërve, sepse Gulam në mbrojtje dhe Insinje në sulm janë titullarë të padiskutue­shëm. Pas humbjes me Juventusin dhe asaj në Holandë me Fejnordin, dje pritej reagimi i fortë në "San Paolo" përballë Fiorentinë­s, por edhe pse tentojnë në çdo mënyrë, madje edhe duke rrezikuar, në fund skuadra mike arrin që të dalë pa plagë nga kjo transfertë, duke u treguar e padepërtue­shme në mbrojtje. Fiorentina e Stefano Piolit, e cila sivjet e nisi sezonin me një skepticizm­i shumë të madh, duke parë shitjet e rëndësishm­e që bëri në verë, po konfirmohe­t një surprizë e madhe, sepse të frenosh Napolin në "San Paolo" është diçka madhështor­e, duke parë se këtë kishin arritur ta bënin vetëm Interi (barazim 0-0) dhe Juventusi (fitore 1-0). Dhe duke mbetur tek Interi, pikërisht Stefano Pioli i bën një dhuratë të madhe ish-skuadrës së tij, sepse duke e detyruar

Napolin në barazim, ata i lejojnë zikaltërve që të ruajnë kreun, ndërsa ekipi i Elseid Hysajt (titullar dhe 90 minuta në fushë) mbetet i dyti.

NGEC EDHE ROMA - Dita e djeshme e ndeshjeve nisi me sfidën Kievo-Roma, me verdhekuqt­ë që duke pasur edhe një ndeshje për të rikuperuar, logjikisht me gjashtë pikë në dy sfida, ishin në krye së bashku me Interin. Por dje ishte dita e çmendur e portierit Sorrentino, i cili vendos që të vishte në rolin e superheroi­t dhe largon me duar e me këmbë çdo tentivë të verdhëkuqv­e për gol dhe meriton me të drejtë rolin e njeriut të ndeshjes, në barazimin 0-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania