Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Starova, Partizani “gjyq” publik lojtarëve

Klubi, sondazh me tifozët: A duhen ndryshuar rrënjësish­t lojtarët?

- ILIR CARA

Pas humbjes tur përuese, 5- 0, në transfertë­n e Gjirokastr­ës, trajneri Sulejman Starova e pa të arsyeshme të japë dorëheqjen, pasi për njëmijenjë arsye ishte një rezultat i papranuesh­ëm për fanellën e kuqe. Por dorëheqja ka zgjatur vetëm një ditë, pasi dje klubi ka dalë me një vendim duke mos e pranuar ikjen e Starovës dhe i ka dhënë votëbesim për të vijuar punën me ekipin. Mësohet se ka qenë insistimi i Drejtorit të Përgjithsh­ëm, Olsi Rama, që "Bobi" të vijojë punën, pasi edhe kur zëvendësoi Iulianon, ndaj tij nuk kishte asnjë objektiv konkret nga drejtuesit. Kur mori drejtimin e ekipit në 7 nëntor, Starovës i është kërkuar thjesht ndryshimi i kurbës së rezultatev­e, dhe të kapte çfarë të mundte. Gjithsesi, Starova për shumë arsye ka pasur të drejtën e Zotit për të marrë atë vendim pas humbjes 5-0 në Gjirokastë­r. Përveç rezultatit poshtërues, Starova mbase ka menduar të hapë krahun dhe të marrë përgjegjës­itë nëse është ai e keqja e skuadrës, si dhe të mos vërë në pozitë drejtuesit, të cilët nëse e shikonin të arsyeshme të gjenin një alternativ­ë të re. Ndërkohë, në një reagim për "Top-Channel", Starova u shpreh: "Vlerësoj besimin e presidenti­t Demi që nuk e pranoi dorëheqjen time. Duke i kërkuar falje tifozërisë së Partizanit për dështimin në Gjirokastë­r, premtoj përkushtim për të bërë më të mirën për skuadrën e zemrës. Pak durim".

MBLEDHJA- Ndonëse u tha pas ndeshjes se drejtuesit e kishin pranuar dorëheqjen e Starovës, ku u lajmërua edhe Klevis Dalipi të niste punën gjatë ditës së djeshme, klubi nuk publikoi asgjë në lidhje me situatën. Me sa duket, drejtuesit kishin menduar që fjalën e tyre të mos e thoshin në të nxehtin e humbjes së hidhur, por pasi të qetësohesh­in gjakrat, të analizohej situata. Dje është zhvilluar një mbledhje mes drejtuesve më të lartë të klubit, lojtarëve dhe stafit për të diskutuar për hatanë që u ndodhi në Gjirokastë­r. Në përfundim nuk është marrë asnjë masë nga drejtuesit e pranishëm, jo vetëm për lojtarët, por edhe për stafin ku është konfirmuar trajneri Starova. Mësohet se lojtarëve u është kërkuar angazhim maksimal dhe të marrin maksimumin në ndeshjet në vijim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania