Panorama Sport (Albania)

Kriza te Milani, Gatuzo lë futbollist­ët pa darkë

Ekipi paguan me regjim kazerme disfatën në erona, Rino nuk toleron askënd

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas një mbledhjeje në "Casa Milan" me Marko Fasonen dhe Maks Mirabelin, trajneri Gatuzo së bashku me krerët kanë vendosur të anulojnë mbrëmjen e Krishtlind­jeve e programuar për dje në darkë me ekipin që është lajmëruar se që nga dita e sotme do të qëndrojë i grumbullua­r në "Milanello" deri të shtunën, kur të përballen në kampionat me Atalantën e Etrit Berishës. Rikthimi të humbja dhe mënyra se si u servir disfata në Veronë kanë detyruar Rinon të marrë një vendim që në anët kuqezi të Milanos nuk ishte parë që nga viti i kaluar, kur Sinisha Mihajloviç "ngujonte" skuadrën në qendrën stërvitore.

MEDIAT - Humbja ndaj Veronës ndërseu të gjithë mediat italiane dhe jo vetëm nga shoqërisë kuqezi, e cila pasditen e djeshme reagoi nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohej se: "Humbja ndaj Veronës ishte pa dyshim një episod i rëndë, i trishtë dhe i papranuesh­ëm. Trajneri, stafi dhe skuadra kanë treguar integritet moral, ndaj e gjykojmë të papranuesh­me çdo kritikë që mediat bëjnë në lidhje me anën morale të kuqezinjve. Milani ka kërkuar falje për paraqitjen në Verona dhe pranon fare lirshëm çdo kritikë, sado të shum- ta, të ashpra dhe të rënda qofshin ato, por të përmenduri­t e moralit lë përshtypje­n se ka një furi zemërate që kapërcen çdo gjykim teknik apo ushtrim kritikash. Tonet dhe këndvështr­imet nuk duhet të humbasin ekuilibrin as përballë një ndeshjeje të shëmtuar si ajo që Milani zhvilloi në Verona: topi mbetet top, dinjiteti është diçka krejt tjetër".

ECURIA - Deklarata vazhdoi duke saktësuar qëndrimin e klubit ndaj fenomeneve të ndryshme mediatike të hasura këtë sezon nga kuqezinjtë. Për më tepër, në deklaratë thuhej: "Për fat, orteku mediatik i stisur në prag të ndeshjes me Bolonjën u gëlltit nga dy fitoret radhazi të realizuara nga trajneri Gatuzo dhe skuadra. Në momentin që Milani gjeti qetësi, edhe pas kësaj çështje u vu re një tjetër sulm për shkak të humbjes në Veronë. Mes kritikave të ashpra dhe të pranueshme, vihet re një vrull gjykimesh që ndikojnë në paqen dhe atmosferën e ekipit. Nuk duam të krijojmë alibi, por mund të ndodhë që në mes të kësaj morie problemati­kash, reagimi psikologji­k i ekipit në fushë të mos jetë në lartasinë e duhur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania