Panorama Sport (Albania)

Alarmi, Manxukiç përfundon me 13 të qepura

Kuadrado dhe Kielini japin shpresë, Bufon sërish në dilemë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ado të mjaftojnë 13 qepje për të ndalur Mario Manxukiçin? "Luftëtari" kroat ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka përhapur panik në kampin bardhezi. Masimilian­o Alegri rrezikon të humbasë një element shumë të rëndësishë­m të skuadrës së tij në vigjilje të ndeshjes së madhe kundër Romës, e cila do të luhet të shtunën në mbrëmje në Torino. Dëmtimi që mori kundër Bolonjës në pulpë, ka rezultuar më i rëndë se sa dukej në fillim dhe Mario Manxukiç ka 13 qepje në këmbën e tij. Sulmuesi kroat nuk është stërvitur ditën e djeshme dhe është e sigurt që ka humbur ndeshjen e nesërme kundër Xhenoas, e vlefshme për Kupën e Italisë. Në kampin bardhezi shpresojnë që Manxukiç t'ia dalë të rikuperohe­t për duelin e rëndësishë­m në kampionat kundër Romës. Në rast se ai nuk do të rikuperohe­t në kohë, atëherë Alegri duhet t'i besojë patjetër sulmuesit Paulo Dibala në skemën 4-3-2-1, ku bashkë me Duglas Kostën do të jetë në mbështetje të Higuainit. Por, duke njohur karakterin e lojtarit dhe faktin që ai nuk dorëzohet asnjëherë, Alegri do të flejë i qetë gjatë këtyre ditëve me shpresën që Manxukiç nuk do ta tradhtojë dhe do të jetë i gatshëm për të sfiduar verdhekuqt­ë.

STËRVITJA- Ditën e djeshme në Vinovo, lojtarët që ishin titullarë me Bolonjën patën një seancë stërvitore të lehtë në palestër, ndërsa pjesa tjetër e grupit u impenjua maksimalis­ht në prag të ndeshjes me Xhenoan. Alegri mori lajme të mira vetëm nga Lihshtajne­r, i cili është rikthyer me grupin dhe kreu stërvitje të plotë. Ende e paqartë situata për të tjerët si Kielini, Kuadrado dhe Bufon. Për dy lojtarët e parë ka optimizëm

dhe shpresa që mund të rikthehen për ndeshjen me Romën, ndërsa portieri Bufon vazhdon të mbetet në dyshim. Megjithatë, Alegri tani e ka luksin të zgjedhë dhe nuk do t'i ndiejë mungesat e dy lojtarëve si Kielini apo Kuadrado.

DIBALA- Nuk ka asgjë zyrtare,

por mediat pranë Juventusit bëjnë me dije se Paulo Dibala mund të rikthehet titullar për ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë kundër Xhenoas. Trajneri Alegri do të aktivizojë lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta deri tani, por duke ruajtur një ekuilibër sepse kupa është objektiv kryesor për bardhezinj­të dhe duan që ta mbyllin ndeshjen brenda 90 minutave. Argjentina­si ka shansin e artë që të udhëheqë ekipin dhe t'i japë sinjale pozitive trajnerit Alegri përpara ndeshjes me Romën në kampionat.

 ??  ??
 ??  ?? Manxukiç duke qepur pulpën e çarë
Manxukiç duke qepur pulpën e çarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania