Panorama Sport (Albania)

Kinezët, kusht Spaletit për Champions-in

Ndërlikime në merkato, mund të ketë një sforco

- Përgatiti: LEDIO NASE

Humbja e parë (dhe e vetme) rrezikon të hedhë poshtë siguritë e Interit. Rënia nga kreu në vendin e tretë rrezikon të hapë skenarë jo të kënaqshëm dhe rikthimi në merkato nuk shihet si më i pëlqyeri, për tri arsye: përreth nuk ka profile të dobishme për skuadrën zikaltër, në janar çmimet janë shumë të larta krahasuar me verën dhe, faktori më me peshë, "Suning" nuk është i vendosur për të investuar.

BILANCI - "Suning", mes blerjeve për skuadrën e parë dhe talenteve me perspektiv­ë, ka investuar më shumë se 90 milionë, përfshi bonuset. Për këtë arsye, brenda 30 qershorit 2018, Interi do duhet të arkëtojë rreth 60 milionë për të mbyllur bilancin 2017-'18 në pozitiv (pa borxhe) për të evituar sanksionim­et e UEFA-s. Shitja e disa "big"-ëve (Brozoviç e Zhoao Mario do garantonin një plusvalenc­ë të rëndësishm­e) dhe të disa të rinjve, përfaqëson rrugën më të thjeshtë, por "Suning" po punon edhe mbi disa marrëveshj­e të rëndësishm­e me sponsorë dhe mund të paraprijë një pjesë të parave të kualifikim­it në Ligën e Kampionëve.

OBJEKTIVI - Rikthimi në Champions mbetet objektivi kryesor, çka Stiven Zhang (i cili do qëndrojë në Milano pranë skuadrës për Krishtlind­je) i ka përsëritur Spaletit. "Suning" nuk i kërkon

teknikut fitoren e titullit, por mbylljen e sezonit mes katër vendeve të para. Dhe njëkohësis­ht trajnerit i është premtuar që në janar, pavarësish­t dëshirës për të mos përkeqësua­r llogaritë, do ketë një sforco për përforcimi­n e skuadrës, ndoshta me një tratativë në "stilin Galjardini": huazim dyvjeçar me pagesën e shtyrë në qershor 2018.

LIMITET - "Suning" është

pa dyshim një kolos, me një fuqi ekonomike të jashtëzako­nshme, por limitet e vendosura nga qeveria kineze vështirëso­jnë daljen e kapitaleve nga Kina. Edhe për këtë arsye u arrit marrëveshj­a (interesi prej 4,8% është prova që merkato ka besim te ndërmarrja aziatike) prej 300 milionësh, për të mbyllur borxhin me "Goldman Sachs" me interes të lartë e për t'i garantuar fonde klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania