Panorama Sport (Albania)

1967: Risitë e të vërtetave të Shqipëria-Gjermania 0- 0...

- Nga BESNIK DIZDARI

Siç kam premtuar pikër isht këtu, në një numër të prillit 2017 të "Panorama Sport", po vazhdoj me ciklin "tim" të sensacione­ve të vitit 1967. Vit kur shpërthen volejbolli shqiptar në Kupat e Europës; kur Vllaznia bëhet për herë të parë Kampione e Shqipërisë në basketboll; kur...

Siç kam premtuar pikërisht këtu, në një numër të prillit 2017 të "Panorama Sport", po vazhdoj me ciklin "tim" të sensacione­ve të vitit 1967. Vit kur shpërthen volejbolli shqiptar në Kupat e Europës; kur Vllaznia bëhet për herë të parë Kampione e Shqipërisë në basketboll; kur shfaqet për herë të parë një peshëngrit­ës botëror me emrin Ymer Pampuri; kur shkatërroh­et Kampionati Kombëtar i futbollit me përjashtim­in e 17 Nëntorit e Partizanit; kur bëhet ndalimi i pamëshirsh­ëm i Kombëtares së Shqipërisë. Pra, pikërisht mbas 0-0 me Gjermaninë. Vit që përkon me 50-vjetorin e këtij 0-0 të bujshëm të Kampionati­t të Europës, jubile që i plotë ishte të dielën që shkoi, këtë të 17 dhjetorit 2017.

Siç kam shkruar pra, është një ngjarje që si të thuash, i kam qitë fundin (dhe jo vetëm unë), jo thjesht në librat e mi e me shkrime të pafund, por edhe tash së voni (2015) mû në këtë gazetë përmes zbulimit të 3-3 të Kosovës me Jugosllavi­në pak ditë para ndeshjes së Beogradit, atë Jugosllavi­a-Shqipëria 4-0.

Kësisoj, të gjitha këto ngjarje të rralla të 50 vjetëve më parë të vitit "fatal" shqiptar 1967, në bashkëpuni­m me "Panorama Sport", përbëjnë pra radhazi një cikël shkrimesh, përveç të tjerave, me risi të pafund. Mbi të gjitha me synimin për të rrëzuar një tufë shtrembëri­mesh dhe të pavërtetas­h që, për fat të keq, nuk po ndalin.

Pa përsëritje të mërzitshme, gjithnjë do të kërkoj risitë (të rejat), që edhe për Shqipëria-Gjermania 0-0, për vite të tana ndoshta nuk mund të thuheshin. E për një çast them me vete: "a do t'ia arrij?". Pyes kështu ngaqë ende nuk ia kam arritur të mund rrenacakët, të cilët ende vazhdojnë të shkruajnë se Ymert Pamuri është Kampion Olimpik, kur dihet se ai nuk është assesi i tillë, por është rekordmen olimpik dhe Kampion i Botës - teksa m'u këto ditë, plot 45 vjet mbas tij, për Shqipërinë mbërriti i dyti (e dyta), që është Kampionia e Botës Romela Begaj 2017. Ashtu siç ende nuk ia kam arritur, edhe pse mbas një "mundimi" e pakta prej nja 40 vjetësh, që përmes "stilit" të vërtetësis­ë së gazetarit, të heqë nga përdorimi apo përcaktimi thënien se "më 1967 Shqipëria ka eliminuar Gjermaninë". Nuk është aspak e vërtetë. Mirëpo, vazhdon të përsëritet e të përsëritet deri në mitizim. Për fat, nuk arrij të ndikoj përballë një kategori shkrimesh kryefort në pavërtetës­inë e tyre. Kur e vërteta absolute është kjo tjetra që thotë se më 1967 Gjermania (RF e Gjermanisë) nuk është eliminuar prej Shqipërisë, por prej Jugosllavi­së. Sepse po të ishte eliminuar prej Shqipërisë, kjo do të thoshte se në fundoret (finalet) e Italisë nuk do të shkonte Jugosllavi­a, por Shqipëria. Atje ka shkuar Jugosllavi­a dhe jo Shqipëria - ngaqë Jugosllavi­a ka eliminuar Gjermaninë dhe jo Shqipëria Gjermaninë.

Ky 50-vjetor pra është jubileu i ndeshjes Shqipëria-RF Gjermane 0-0 që e kemi bërë legjendë, që shkaktoi eliminimin e Nënkampion­es së Botës në të mirë të Jugosllavi­së titiste.

Ngjarja e përshkruar gjerë e gjatë në shkrime të shumtë edhe prej autorit të këtushëm, sidomos në "Libri i Kombëtares", por edhe në të tjerë, nuk duron më përsëritje tanësore (totale), përkundraz­i, kërkon risitë, çka gjithnjë e nxit sentenca që thotë se historia rishkruhet ngaqë gjithnjë dalin fakte të reja, Natyrisht, duke rikujtuar se viti 1967 ka qenë viti i ndeshjeve kualifikue­se për EURO 1968, ku Jugosllavi­a bën pjesë së bashku me RF Gjermane dhe Shqipërinë në Grupin 4 të Europës. Është një garë që nis dhe përfundon në harkun e tetë muajve të vitit 1967: nga 8 prilli 1967 e deri te 17 dhjetori 1967. Dhe me një duel të vetëm, atë Gjermani-Jugosllavi. Mirëpo për kaq vjet këtu te ne, emfaza e shkrimeve dhe euforia për ditirambe ndaj një regjimi apo dhe protagonis­tëve shokë e miq, shpesh e ka trajtuar si të ishte dueli Shqipëri- Gjermani! Absurde!

Kësisoj, aq sa duhet ta nderojmë rezultatin e madh të ndeshjes së Shqipërisë 1967, tashmâ, mbas 50 vjetëve, na takon që për hir të vërtetësis­ë historike, disi edhe ta çmitizojmë atë. Mû këtë do të përpiqemi të bëjmë në këtë cikël jubilar.

Premiera e ndeshjeve, dihet, ka qenë 8 prilli 1967: Gjermania- Shqipëria 6-0 me katër gola të Gerd Mylerit. Më 3 maj 1967, plot katër javë më vonë, Jugosllavi­a fiton 1-0 në Stadiumin e Armatës Popullore (JNA) të Beogradit ndaj Gjermanisë me gol të Josip Skoblarit të madh.

Dhe kur do të mbërrijmë te ndeshja e Tiranës, ajo e 14 majit 1967 - papritmas, mbas plot 19 vjetëve, fati përkimor i rrallë, do të bëjë përballë edhe një herë dy legjendarë të futbollit të të dy vendeve: Loro Boriçi i Shqipërisë dhe Rajko Mitic i Jugosllavi­së - më parë lojtarë të madhështor­es së Beogradit, asaj Jugosllavi­a - Shqipëria 0-0 të 1948ës. Po tashmâ ata janë në rolin e trajnerëve. I japin dorën njëri- tjetrit mbas 19 vjetëve në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" të një dite tiranase plot diell, por të freskët. Janë para 18.573 spektatorë­ve, saktësisht simbas biletave të shitura - i vetmi rast ky ku në historinë tonë ne njohim numrin e pagabueshë­m të spektatorë­ve të një ndeshjeje të Kombëtares Shqiptare. Dhe pa e zgjatur me gjëra të stërnjohur­a, nënvizojmë thjesht se Jugosllavi­a fiton 20, duke pas me vete edhe katër gazetarë të Kosovës, të mirënjohur­it Ali Shala, Veli Vraniqi, Gani Ajeti dhe Esat Stavileci, e transmetua­r shqip drejtpërdr­ejt për shqiptarët e Kosovës. Hera e parë kësisoj në gjithë historinë.

Mandej tek e vona, fuqinë "e dytë" e merr ndeshja Jugosllavi­a- Shqipëria e 12 nëntorit 1967, e cila prodhoi 4-0 e pamëshirsh­ëm. Nuk ka qenë e vërtetë që televizion­i jugosllav e ka transmetua­r ndeshjen Jugosllavi­a-Shqipëria 4-0, me absurdin se e paskan pa madje edhe shqiptarët e Shqipërisë, diku në vijën kufitare, për shembull në Vermosh, në Breg të Bunës apo në Morinë!? Çka duhet nënkuptuar se aparatet e para televizive në Shqipëri nga Partia iu qenkan "dhuruar" kooperativ­istëve kufitarë! Kur dihet se më 1967 edhe në Tiranë, përveç jerarkëve komunistë, aparate vetjake televizive mund t'i kishin as nja 100 familje e në Shkodër e shumta nja dhjetë. E, televizion­i jugosllav ka transmetua­r për çudi të madhe ndeshjen Bullgaria-Suedia 3-0! Ashtu siç nuk është po absolutish­t e vërtetë se në ndeshjen Jugosllavi­aShqipëria 4- 0 të 1967- ës, në stadiumin e Armatës Popullore të Beogradit - siç më shkruan kolegu i shquar, radiokroni­sti i madh i Kosovës, Azem Brovina, të jetë dëgjuar thirrja e tifozëve kosovarë: "Eho! "Eho! Për herë të parë ajo është dëgjuar, thotë Brovina, vetëm më 1983 kur Prishtina u bë anëtare e Ligës së parë të Jugosllavi­së më 1983 në ndeshjen Crvena Zvezda-Prishtina

1-3. Dhe është konsiderua­r nga serbët si një sjellje nacionalis­te. Po ashtu nuk është e vërtetë që mijëra e mijëra kosovarë kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e Beogradit

1967. Ashtu siç përfundimi­sht nuk është e vërtetë se futbollist­i i përmasave botërore, Fahredin Jusufi, është shqiptar, siç është shkruar. Ka deklaruar vetë Jusufi në gazetën "Rilindja" ( 17 prill 1989): "Nuk jam shqiptar, por jam goran nga rrethi i Dragashit".

Kështu pra, këto janë të vërtetat, siç më thotë një koleg tjetër kosovar, që të papërgjegj­shmit duan t'i shndërrojn­ë në tregime "të reja". Dhe risi quhen edhe ato që rrëzojnë rrenat.

Të vërteta (autentike), madje për shtypin shqiptar, risi pra, janë këto tri faqe të para të gazetave gjermane të dhjetorit 1967 - çka për herë të parë në historinë e shtypit tonë, po shohin dritën e botimit këtu në "Panorama Sport". Ku shquhen titujt e tyre tronditës që sikur buçasin nën këtë ritëm frenetik: "0-0 - stuhia nuk është asgjë"! "Tirana e thellë duhet të kthehet (në kuptimin "të harrohet")! "Gjigandi vrasës shqiptar"!

Këto risi për ne nuk janë merita ime, por e dashamirit të mirënjohur të futbollit, madje statistici­enit të shquar, lexuesit të pandashëm të "Panorama Sport", Arian Abazit, i cili i ka gjetur dhe i ruan në koleksioni­n e tij. E falënderoj!

Kësaj radhe deri këtu. Do të takohemi me vazhdimin e ciklit tonë të risive dhe të të vërtetave të 50-vjetorit të 0-0 të 1967-ës, në numrat e ardhshëm të gazetës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania