Panorama Sport (Albania)

Bajern, Vagner kryen vizitat mjekësore

Presidenti: Do t'i them Jupit që tifozët e duan edhe një vit

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Prej disa kohësh, skuadra bavareze ka qenë në kërkimin e një zëvendësue­si për sulmuesin polak, Robert Levandovsk­i, ndaj është përfolur shpesh emri i bomberit gjerman të Hofenhaimi­t, Sandro Vagner. I pari që ka konfirmuar një largim të mundshëm të sulmuesit nga Hofenhaimi ka qenë vetë trajneri, Julian Naglesman, i cili ishte dakord që Vagner të shkonte në Mynih, pasi edhe vetë familja e tij jeton atje. Gjithashtu, trajneri Nagelsman nuk e ka aktivizuar sulmuesin në dy përballjet e fundit në Bundesligë pas problemeve me tendinën. Në një deklaratë, Nagelsman madje ka zbuluar se transferim­i i Vagnerit te Bajerni do përfundont­e në një ose dy javë, ndaj sipas burimeve të medias gjermane, "Sport1", është bërë e ditur se sulmuesi i Hofenhaimi­t është një hap më pranë për të veshur fanellën e Bajernit. Gjatë ditës së djeshme Vagner ka kryer analizat mjekësore në Mynih. Transferim­i i tij në skuadrën e rekordmenë­ve gjermanë mund të përfundojë gjatë kësaj jave, ku pritet që sulmuesi 30-vjeçar të firmosë deri në vitin 2020. Klubi i Bajernit do të paguajë për Vagner një shumë prej 12 milionë eurosh plus 3 milionë euro bonuse, çka sjell një total prej 15 milionësh për blerjen e sulmuesit të kombëtares.

HËNES- Presidenti klubit të Bajernit, Uli Hënes, ka konfirmuar gjatë një takimi me klubin e tifozëve bavareze "Red †hite" se Vagner do jetë së shpejti në skuadrën bavareze, por gjithashtu nuk ka lënë pa folur edhe për trajnerin Jup Hejnkes, i cili ka vendosur që

ta mbyllë me Bajernin në fundin e sezonit aktual. Në takimin me 300 tifozët bavarezë, Hënes, teksa është bërë pyetja për rinovimin me Hejnkes, ka drejtuar mikrofonin nga salla, ku i pyet ata nëse duan të kenë Hejnkesin në krye të pankinës. Menjëherë, salla ka oshëtirë njëzëri duke thënë "po". Pas takimit, Hënes ka thënë: "Do i them Hejnkesit që tifozët kanë vendosur të rrish edhe një vit. Të shohim çdo vendosë pas Krishtlind­jeve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania