Panorama Sport (Albania)

Zmijani: Vllaznia të bën me zemër

"Shkodranët dhe të kuqtë kanë humbur gjënë më me vlerë...tifozët"

- ADMIR URUÇI

Ka provuar të luajë me fanellën e Vllaznisë dhe Partizanit dhe, më pas në stolin e shkodranëv­e, t'i pengojë të kuqtë në garën për titullin kampion dy sezone më parë, pasi i mposhti në shtëpi të kuqtë me një gol të Çinarit. Por, në një intervistë për "Panorama Sport", Luan Zmijanim, aktualisht trajner i ekipit të...

Ka provuar të luajë me fanellën e Vl laznisë dhe Partizanit dhe, më pas në stolin e shkodranëv­e, t'i pengojë të kuqtë në garën për titullin kampion dy sezone më parë, pasi i mposhti në shtëpi të kuqtë me një gol të Çinarit. Por, në një intervistë për "Panorama Sport", Luan Zmijanim, aktualisht trajner i ekipit të 19-vjeçarëve të Vllaznisë, shprehet se kuqeblutë në këtë sezon nuk të bindin në asnjë aspekt.

Zmijani, si e shihni ecurinë e deritanish­me të Vllaznisë në kampionat?

Nuk ka nevojë për shumë fjalë për të përshkruar ecurinë, pasi janë rezultatet që flasin më qartë, por më vjen keq që të them se është edhe loja ajo që lë shumë për të dëshiruar. Në çdo ndeshje, duke iu referuar edhe takimit të fundit, kjo skuadër, pavarësish­t se fitoi dhe ishte fitore me shumë vlera, përsëri nuk të kënaq. Të lënë, si themi ne shkodranët, "me sëmundje në shtrat". Kjo skuadër nuk bind në asnjë aspekt.

Sipas jush, çfarë i mungon kësaj skuadre?

Këtë nuk di ta them unë. Mendoj se janë bërë një kompleksit­et gjërash që po ndikojnë tani. Megjithatë, e thashë, pavarësish­t se nuk bind me lojë, përsëri marrja e pikëve duhet që ta qetësojë deri diku situatën. Por është shumë pak që me një fitore të thuhet se kriza kaloi dhe tani priten të tjera fitore.

Keni qenë një nga personat që i keni përkrahur lojtarët e rinj. Jeni i kënaqur me atë që këta futbollist­ë po tregojnë në fushë?

Mund të them se baza e kësaj Vllaznie janë pikërisht lojtarët e rinj. Po shikojmë Çinarin, Kalanë, e pse jo edhe

Ruqin, që të them të drejtën, po mbajnë barrën e tyre te kjo skuadër. Unë jam i kënaqur me ta.

Të premten, Vllaznia do të luajë në kryeqytet ndaj Partizanit. Si e parashikon­i këtë përballje për kuqeblutë?

Mund të them se është një takim i vështirë për Vllazninë. Por unë them se duhet që të shfrytëzoj­më mirë situatën në të cilën gjendet Partizani. Edhe ajo është shumë larg pritshmëri­ve ashtu si edhe Vllaznia. Megjithatë edhe një barazim në këtë takim do të ishte një rezultat shumë pozitiv

për skuadrën tonë. E rëndësishm­e është që të mos humbin këtë përballje, pasi do të jetë një pikë edhe morali. Me një pikë sot po luhet mbijetesa.

Jeni një ish i të dyjave skuadrave. Keni luajtur në vitin 2002 me Partizanin. Shihni ndryshime mes dy ekipeve të atëhershme dhe këtyre aktuale?

Nuk mund të bësh asnjë krahasim mes dy skuadrave të atij viti dhe të sotmeve. Në atë periudhë me Partizanin luanin Nallbani e Grima në portë, në mbrojtje Shulku në mesfushë emra si Prenga apo

Pano, e në sulm Abilio e Karioka. Një ekip me emra dhe me lojtarë cilësorë dhe me shumë grintë. Po ashtu mund të them edhe për Vllazninë që vinte pas fitimit të kampionati­t. Me emra që bën historinë e këtij klubi. Nuk flitet për të bërë një ngjashmëri, të paktën për mendimin tim, mes këtyre dy skuadrave si kanë qenë e si janë. Ajo që të vjen keq tani dhe janë në sinkron me këtë që them unë, mendoj se e tregojnë më së miri tifozët. Përballjet mes Vllaznisë e Partizanit në atë periudhë që unë luajta me Partizanin kundër Vllaznisë ndiqeshin nga afro

15 mijë tifozë. Sot mjafton të shikosh shkallët e stadiumit dhe nxjerr vetë konkluzion­et. Këto dy skuadra historikis­ht mes tyre kanë diskutuar tituj, kupa apo vende të dyta e të treta, por tani nuk e di çfarë synimesh kanë. Është me të vërtet për të ardhur keq, jo vetëm për Vllazninë, por edhe për Partizanin me situatën që po kalojnë.

Ndërkohë që kur drejtonit Vllazninë, e keni ndëshkuar Partizanin në momentet e tij më të mira. Shpresoni që kuqeblutë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e së premtes?

Është një kujtesë e bukur, pasi ka qenë ai gol i Çinarit në Shkodër që na dha fitoren dhe ekipin e Partizanit e largoi nga titulli. Ka qenë një takim që nuk më harrohet lehtë. Pse jo të besoj se të jetë ky lojtar apo çdokush tjetër që është pjesë e Vllaznisë që do ta ndëshkojë Partizanin për t'i dhënë ekipit një trepikësh që do të ishte shumë i vyer në këto momente, por edhe do t'ia vështirëso­nte punën edhe ekipit të Partizanit. Asgjë nuk është e pamundur. Megjithatë, unë vijoj të them se edhe një pikë për Vllazninë do të ishte sukses në këtë sfidë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania