Panorama Sport (Albania)

Partizani, gjyq publik lojtarëve

niciativë e çuditshme, votuesit kërkojnë spastrimin e skuadrës nga futbollist­ët aktualë

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017-2018, me plot kuptimin e fjalës, meriton të quhet Partizani i çudirave. Askush nuk mund ta besojë që Partizani harxhon 180 mijë euro në muaj për rroga lojtarësh dhe stafi (shifër deri para ikjes së kolonisë italiane) nuk arriti të shënojë asnjë gol në katër javët e para. Çuditë dhe rezultatet negative kanë pasuar njëri-tjetrin, ku humbja 5- 0 në Gjirokastë­r regjistroi një tjetër rekord të zi për "demat". Pas këtij dështimi, në kampin e kuq pllakosi heshtja, por më aktivët mbetën tifozët që shpërthyen në të gjitha mënyrat e mundshme. Përpos ofendimeve dhe kritikave nuk munguan edhe akuzat për tolerime apo përfitime. Kur të gjithë prisnin se çfarë do të ndodhte me fatin e timonierit të ekipit, pas dorëheqjes së Starovës, i cili u rikthye në drejtim, klubi merr një tjetër veprim të habitshëm, duke u bërë një gjyq publik lojtarëve të skuadrës. Përmes profilit zyrtar në "Instagram", Partizani hap një sondazh me pyetjen: A duhen ndryshuar rrënjësish­t lojtarët? Nuk dihet prapavija e këtij sondazhi të hapur nga klubi dhe kush ka qenë ideatori, edhe për faktin se në tekstin origjinal kishte edhe gabime ortografik­e. Ndonëse votimi mbetet i hapur, deri mbrëmë rezultati paraprak i votimeve të ti-

fozëve ka qenë për ndryshim rrënjësor. 86% e votuesve kanë votuar për ndryshime rrënjësore të lojtarëve në merkaton e janarit, ndërsa 14% nuk janë për spastrime të thella. Gjithsesi, ky sondazh i hapur nga klubi i paraprin furtunës që pritet të ndodhë te Partizani

pas ndeshjes me Vllazninë. Deri tani janë konfirmuar si të larguar 5 nga përforcime­t e merkatos së verës, Basrak, Shahinas, Selvaxhio, Herrera dhe La Kamera. Por, në gjurmët e tyre, shikohet dhe Sukaj me Çanin, që ende figurojnë si pjesë e klubit. Festat e fundvitit

mund të rezultojnë të hidhura për disa lojtarë të Partizanit aktual, pasi përflitet për një operacion të thellë spastrimes­h. Të gjitha repartet pritet të përfshihen nga ndryshimet, gjë të cilën e tregon edhe hapja e gjyqit publik nga klubi për lojtarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania