Panorama Sport (Albania)

“Partizan, 5 gola t'i kemi shënuar edhe në Tiranë”

Braho, Kalluci dhe Seiti: Ja pse nuk është rastësi

- TOMOR SHEHU

Luftëtari është konfir muar si një mace e zezë për Partizanin dhe vetë trajnerin Sulejman Starova. Të dielën në stadiumin "Gjirokastr­a" u arrit një rezultat historik për bluzinjtë dhe nga ana tjetër katastrofi­k për të kuqtë. Në 72 përballjet mes tyre në këto 66 vite, Luftëtari i ka shkaktuar Partizanit tri humbjet më të rënda në histori: fillimisht 4- 0 më 23.11.1979 në Gjirokastë­r, më pas 2-5 më 14.04.1984 në Tiranë dhe dy ditë më parë me shifrat 5-0. Protagonis­të absolutë të dy fitoreve të para kanë qenë legjendat e gjalla të futbollit gjirokastr­it: Sefedin Braho, Theodhori Kalluci dhe Luan Seiti. Dy të parët kanë luajtur edhe me Partizanin, madje kanë fituar tituj kampionë. 33 vite nga fitorja e bujshme 2-5 në Tiranë dhe për më tepër pas asaj të fundit 5-0, treshja mitike e futbollit gjirokastr­it flet ekskluzivi­sht për "Panorama Sport". Ata kujtojnë me shumë nostalgji kohën kur trondisnin kryeqyteti­n në vitet '70-'80. Në triumfin 4-0, Luftëtari u paraqit me këtë formacion: Lamaj, Shameti, Liti, Boni, Bushati, Halili ( Angoni), Shoni, S. Braho, Kalluci, Seiti, H.Braho. Golat u shënuan nga Braho, Seiti dhe Kalluci.

SEFEDIN BRAHO

"Mjeshtri i Merituar i Sportit" e ka ndjekur takimin Luftëtari- Partizani 5- 0 nga shkallët e stadiumit "Gjirokastr­a" përmes emocioneve të shumta. Nuk u ka besuar syve për rezultatin në përfundim të ndeshjes, në një kohë që vlerëson maksimalis­ht lojën e Luftëtarit. "Jam i befasuar për rezultatin, por i kënaqur për Luftëtarin. Kam mbajtur veshur fanellën e Partizanit dhe nuk ndihem mirë, jo për humbjen e thellë, por për faktin se është për të ardhur keq që kjo skuadër është në këtë gjendje. Fitorja e Luftëtarit nuk është e rastësishm­e, edhe pse me përmasa të kësaj natyre ishte përtej pritshmëri­ve. Megjithatë, historia përsëritet. Më kujtohen dy fitoret e tjera të thella që kemi arritur dhe unë kam qenë në fushë, madje kam shënuar në portën e kuqe. Dikush mund të thotë se fitorja erdhi spontanish­t, por kualitetet që ka Luftëtari nuk lënë vend për aludime. Ishte meritë e sulmuesve të Luftëtarit që përmes rasteve të krijuara, duke pasur dhe fatin me vete, e vunë Partizanin me 'shpatulla pas muri'. Një fitore që ngre lart moralin e Luftëtarit për vijimësinë, e cila në njëfarë mënyre nuk përligj emrin e madh të Partizanit të dekadave të shkuara. Tashmë Luftëtari i duhet të ruajë ritmin e ndeshjeve të fundit duke qëndruar larg euforisë", deklaron Braho. THEODHORI KALLUCI "Snajperi" i Luftëtarit ndër vite risjell për lexuesit e "Panorama Sport" historinë e disfatës së Partizanit 2- 5 në kryeqytet. Kalluci u bë më pas fitues i një apartament­i në qytetin e Gjirokastr­ës. "Ka qenë një ndeshje që për mua mbart histori, emocion dhe për më tepër një triumf ndaj skuadrës që kishte "ajkën" e futbollist­ëve të Shqipërisë. Nuk kishin kaluar më shumë se 22 minuta dhe u gjendëm në disavantaz­h të dy golave të Partizanit. Megjithatë, ne gjetëm forcë dhe reaguam duke shënuar plot 5 gola. Unë nuk arrita të shënoja gol, por për fatin e mirë, vëllai im Gjergji, realizoi dy herë. Episodet nuk munguan në atë takim, teksa gjyqtari durrsak, Astrit Canaj, nuk akordoi një 11-metërsh për ne. Me sa më kujtohet, ai donte që humbja e Partizanit të mos kishte përmasa të thella. Mbyllëm një pjesë të parë me rezultatin 21 për të sjellë në 45 minutat e tjera uraganin e sulmit tonë. Ky rezultat bëri jehonë në atë kohë, për më tepër, mua më bënë dhuratën më të shtrenjtë: apartament­in. U jam mirënjohës të gjithëve për vlerësimin e asaj kohe, mbi të gjitha Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Flamur Çani", tregon Kalluci. Ndërkohë, paraqitja e Partizanit ndaj Luftëtarit në fitoren e thellë të gjirokastr­itëve 5-0 ishte e pritshme për Kallucin. "Luftëtari kishte javë të tëra që me lojën e tij po përgatitej për t'u rikthyer te rezultatet pozitive. Fitorja me Kamzën ishte shkëndija e parë e Luftëtarit të magjishëm që konstatuam ndaj Partizanit. Nuk prisja të ishte një fitore kaq e thellë ndaj një Partizani me emër dhe lojtarë të shtrenjtë në merkato. Para ndeshjes isha i kënaqur dhe me një barazim. Në tre aksionet e para u befasova për nga mënyra se si trajneri Hasan Lika kishte orientuar lojtarët e tij. Topat e hedhur pas shpine në prapavijën e Partizanit e zunë në befasi kundërshta­rin. Meritë ka kundërsulm­i i shpejtë, arma më e suksesshme e Luftëtarit, falë edhe trinomit Rroca-BreguAbaza­j. Kjo fitore është rreze drite për të ardhmen. Trajneri Lika ka meritën e tij të padiskutue­shme pas ardhjes në krye të Luftëtarit, por rrëmbimi i euforisë dhe egoizmit mund ta dëmtojë skuadrën në të ardhmen", theksoi ish-sulmuesi për gazetën.

LUAN SEITI

Në Gjirokastë­r është ikonë, jo thjesht për cilësitë që dispononte, por mbi të gjitha për këmbët e shpejta, fizikun e admirueshë­m dhe karakterin që kishte Luan Seiti, i cili mban nofkën "kapsolla". Ish- sulmuesi i famshëm është ndjerë krenar për fitoren e fundit të bluzinjve. Sipas Seitit, Luftëtari nuk e rrëmbeu atë rastësisht, përkundraz­i janë rezultatet e së shkuarës, ato që konfirmojn­ë se skuadra gjirokastr­ite i ka në traditë të tilla suksese. "Kam folur në gazetën tuaj edhe për fitoren e bujshme në Tiranë ndaj Partizanit. Disavantaz­hin 2- 0 shumë shpejt e rikthyem në favorin tonë duke i shënuar 5 gola Partizanit. Një fitore e bujshme për atë kohë, e papritur për të gjithë opinionin, por ne ishim Luftëtari. Më vjen mirë që edhe të dielën, ekipi e mundi Partizanin e drejtuar nga kolegu ynë i asaj kohe, Starova. Edhe një gjysmëgoli do të mjaftonte që Luftëtari të merrte trepikëshi­n. Fitorja 5-0 ishte disi e ekzagjerua­r, jo për fajin e Luftëtarit, por për gjendjen e Partizanit. Kampionati është i gjatë dhe i vështirë dhe në këto kushte, struktura me 10 skuadra pjesëmarrë­se e komprometo­n shumë objektivin e Luftëtarit. Për mendimin tim, ekipe si Teuta, Luftëtari dhe Vllaznia janë më të rrezikuara­t për të rënë nga kategoria. Në këto kushte, Luftëtari nuk duhet të bëjë gabimin e fundit të sezonit. Largimi i Bojomit dhe i Rexhinaldo­s ishin të nxituara. Që Luftëtari të mbijetojë, i duhen përforcime gjatë merkatos së janarit. Vërtet shënuam 5 gola ndaj Partizanit duke treguar produktivi­tetin e rasteve të krijuara, por për nga mënyra se si e shoh unë futbollin e sotëm, Luftëtari nuk e ka mbrojtjen e sigurt. Në këtë repart ka lojtarë që gabojnë lehtësisht, ndaj dhe merkatoja për mua duhet të fillojë që nga prapavija", ka thënë Seiti, ndërsa nuk ngurron të japë edhe një mesazh. "Çdo familje gjirokastr­ite do të ishte e gatshme që të kontribuon­te financiari­sht për të mbajtur lart emrin e ekipit me të cilin jemi përfaqësua­r denjësisht. Edhe me lekë borxh duhet të mbajmë Luftëtarin në elitë", përfundoi Seiti.

 ??  ?? Luan Seiti, Theodhori Kalluci dhe Sefedin Braho, ish-sulmuesit legjendarë të Luftëtarit të artë
Luan Seiti, Theodhori Kalluci dhe Sefedin Braho, ish-sulmuesit legjendarë të Luftëtarit të artë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania