Panorama Sport (Albania)

Lushnja, projektohe­n 400 milionë lekë

Buxheti për 2018 miratohet të premten nga Këshilli Bashkiak

-

Ditën e premte do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Lushnjës që është njëherësh asambleja e KF Lushnja 1930 sh. a. Në mbledhjen e asamblesë do të diskutohet programi i sportit për vitin 2018. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se anëtarëve të asamblesë do t'u propozohet për miratim një shpenzim operativ prej 40 milionë lekësh të rinj. Shpenzime kapitale (investime) nuk do të ketë dhe totali i shpenzimev­e për KF Lushnja 1930 sh.a. mbetet 40 milionë lekë (të rinj). Kjo shumë i referohet vitit 2018, pasi detyrime nga viti 2017 nuk ka. Prej më shumë se katër vitesh, Bashkia e Lushnjës është aksionerja e vetme e klubit të futbollit që zotëron

100% të aksioneve. Financat varen tërësisht nga Këshilli Bashkiak që miraton shpenzime korrekte dhe të ardhurat e plan-projektit (sekondaret) për KF Lushnja 1930 sh.a. SITUATA - Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, për "Panorama Sport", foli me optimizëm në

prag të takimit me Laçin që është i fundit për këtë vit. "Do të përgatitem­i për ta mbyllur me një rezultat pozitiv pjesën e parë të sezonit. Është një ndeshje e fortë dhe të gjitha transferta­t janë të vështira. Por fakti që skuadra fitoi në transfertë me Kukësin, është një tregues që

mundësitë i kemi për të marrë rezultatin pozitiv. Na kthehen dy futbollist­ë të rëndësishë­m që munguan në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t për arsye kartonësh si Marku dhe Gava. Po t'i kishim këta futbollist­ë do t'i kishim marrë pikë Skënderbeu­t, edhe pse në këtë ndeshje patëm një gjykim të keq me një dëmtim të trefishtë në episodin e golit të tretë. Loja që nuk u ndërpre me Maganin e shtrirë në fushë, faullin e paqenë dhe kartonin e kuq të Spahos. Tani i kemi përqendrua­r forcat te ndeshja e radhës me Laçin", deklaroi trajneri Dedja. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania