Panorama Sport (Albania)

avazaj itulli, prona jonë

"Ky sezon është i padiskutue­shëm në favorin tonë, dua që të provoj sërish veten jashtë Shqipërisë"

- LLAZI SARO

Skënderbeu vijon të ngjitë shkallët në klasifikim dhe tashmë diferenca me ndjekësin më të afërt ka shkuar në 9 pikë. Në një situatë të tillë duket se pjesa e parë e sezonit ka qenë më shumë se e suksesshme për bardhekuqt­ë. Këtë e pranon edhe mesfushori i Skënderbeu­t, Enis Gavazaj, i cili, në një prononcim të dhënë dje për mediat, bëri me dije se skuadra e këtij sezoni është shumë herë më e fortë se kundërshta­rët, prandaj dhe nuk do ta diskutojë titullin kampion. Gavazaj tregon "pengjet" e vitit 2017, ndërsa konfirmon se do të qëndrojë deri në verë me Skënderbeu­n, edhe pse synon një aventurë jashtë Shqipërisë. "Është në të mirën time, por edhe në të mirën e klubit nëse vjen ndonjë ofertë e mirë për mua", ka thënë ndër të tjera mesfushori, i cili, dy vite më parë, provoi të luante në Superligën belge.

S ! " ! ! #$$ % & ' ' (" !)***

Kemi dhënë maksimumin për këtë pjesë të parë të sezonit, duke sakrifikua­r shumë dhe arritur gjithçka çfarë kemi dashur në objektivat që janë vënë nga klubi. Kemi kryer një punë të madhe deri tani, por mbetet edhe diçka më shumë se gjysma për t'u luajtur vitin tjetër, për të qenë edhe më mirë se tani. Jam i bindur që do të jemi më mirë, sepse luftojmë vetëm në dy fronte: kampionat dhe kupë. Kjo do të thotë se edhe koha për rikuperim është e përshtatsh­me.

D!+ , - ! & % '!) '.) '. '

/0 % 1 '.2

Të them të drejtën janë shumë, pasi i bie që të kemi katër ndeshje diferencë me kundërshta­rin më të afërt, duke pasur parasysh edhe atë direkte. Pa dyshim që, me një ekip siç është Skënderbeu këtë sezon, kjo diferencë është më se normale dhe besoj se do të thellohet që në javën e ardhshme.

E #$$ ! T ) 1!)! 34/5* 6+ !' !2

Si me çdo ekip tjetër, do të hyjmë vetëm për të marrë fitoren. Një gjë të tillë e kemi synuar edhe në Europë në çdo ndeshje që kemi luajtur. Të

njëjtën gjë do të bëjmë edhe këtë takim. E respektojm­ë Teutën dhe them se do të bëjmë maksimumin për të dalë me tri pikët edhe nga kjo ndeshje, për ta mbyllur si duhet kampionati­n për vitin 2017.

7 ' . ) S ! ' ' (" ! ! $ " % !1 $ ) " )2

Ne jemi një ekip që kemi dytre lojtarë cilësorë në çdo pozicion të fushës. Kjo do të thotë se nuk do shumë mend për të kuptuar që Skënderbeu është shumë më lart se kundërshta­rët e tij këtë vit. Kampionati po bëhet shumë i fortë, por ne po e përballojm­ë me qetësi

duke mbajtur një tjetër hap.

A ! " % 8 8 # 1!)2

Besoj se në pjesën më të madhe ka qenë një vit shumë pozitiv. Kemi vetëm dy kujtime të këqija që na kanë mbetur në mendje. E para është ndeshja e kampionati­t në Kukës dhe tjetra ndeshja në Beograd kundër Partizanit. Ishte ndeshja që ndryshoi për keq sezonin në Europë, pasi me një barazim do të flisnim ndryshe tani. Për mua, personalis­ht ka qenë një vit i suksesshëm, përveç dëmtimit të pësuar me Jang Bojsin. Tani ka kaluar plotësisht dhe jam

mirë.

G% '.) % L )!+! '! !. ! '." ) ! ! 2

Latifi ka lënë hapësirë në fushë, por edhe jashtë fushe për mua, pasi ka qenë miku më i ngushtë këtu. Jam takuar edhe tani afër me të dhe vazhdimish­t më pyet për Skënderbeu­n. Besoj se do të ketë një karrierë të ndritur përpara.

P ' ) ( 1 ) )"' '.! " ! 1 )& 2

Besoj se do të jem lojtar i Skënderbeu­t, të paktën edhe 6 muaj të tjera.

A ! " % "+ ) " ) 8 % '.) 1 !)2

Ofertat ndikojnë pozitivish­t dhe mendoj se të motivojnë që në çdo ndeshje të jap më të mirën në fushë. Unë jam i fokusuar 100% te Skënderbeu. Si çdo lojtar dua të provohem jashtë Shqipërisë dhe them se, përmes Skënderbeu­t, do ta bëj realitet këtë dëshirë që kam. Gjithsesi, së pari më duhet të jap maksimumin këtu ku jam.

K%" " ) ).") 9 1 % ! ! $ 8 8 S & 2

Është në të mirën time, por edhe në të mirën e klubit nëse vjen ndonjë ofertë e mirë për mua. Megjithatë, do të mundohem

që të jap maksimumin dhe të rritem shumë në vijim për të bërë realitet atë ëndërr. : " % !') " ) 2 Më shumë ia kam lënë menaxherit në dorë të merret me çështjen time. Unë jam i përqendrua­r te Skënderbeu dhe kampionati.

: 1!)! .'. " ) ! 8 (.! E " '.! " ! ) $ & .) 8 !" )2

Sigurisht, për këtë jam i bindur, pasi nuk do të jetë më ajo ngarkesë. Do të jem 100% i freskët dhe i përqendrua­r për të dhënë më të mirën tonë. Do të mundohemi të shmangim surprizat dhe të thellojmë diferencën në renditje. Titulli mendoj se është i padiskutue­shëm. Këtë vit është më shumë se 100% pronë e jona.

L"% " '. " ! " ) ' 8"$ ) % ) ) * J '.9 ) '" 9 8% ! ") '. '. 8 % ) '2

E di, por kur krijon shumë, nuk je i qetë sa duhet në fazën finale. Kjo është ajo që duhet të përmirësoj dhe të mundohem të tregoj më të mirën time. Dua të rritem shumë më shumë dhe të eci për lart. Jam i bindur që edhe golat do të vijnë më të shumtë. Në vitin 2018 do të shikoni një Gavazaj më të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania