Panorama Sport (Albania)

“Zhduket” Neziri, Qarri: Është me leje

" # brojtësi kosovar drejt largimit % presidenti ironizon me Vllazninë

-

Mërgim Neziraj mund të jetë largimi i parë nga Kamza. Dje mbrojtësi kosovar ka munguar në stërvitje, ndërsa në klub sqarojnë se ka marrë leje. Megjithatë, pas startit të mirë me fanellën e Kamzës, gradualish­t Neziri humbi vendin në formacion dhe disa mosmarrëve­shje me klubin, mund të bëjnë që futbollist­i të kërkojë largimin. Mbrojtësi nga Gjilani u bë pjesë e Kamzës pas largimit nga Prishtina. Ai ka luajtur deri më tani 13 ndeshje me kamzalinjt­ë dhe gjasat janë që ajo e zhvilluar në Shkodër të jetë e fundit. Gjithsesi, më parë klubi dhe lojtari duhet të bien dakord për të prishur kontratën. "Neziri nuk është larguar, ai ka shkuar vetëm për të rinovuar pasaportën në Gjermani, pasi i skadon afati", ka thënë dje presidenti Qarri për "Panorama Sport". Ndërkohë, skuadra është rikthyer në stërvitje në kuadër të takimit të së premtes ndaj Flamurtari­t. Trajneri Ramadan Ndreu ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën, teksa i pranishëm ka qenë edhe presidenti Qarri. "U prekën problemet e skuadrës gjatë asaj ndeshjeje në Shkodër. Tashmë e gjithë vëmendja jonë është të mbyllim këtë vit kalendarik me nder, duke fituar takimin me Flamurtari­n. Pas vitit të ri ne do të diskutojmë më thellë për të gjitha problemet, duke menduar edhe për ndërhyrje në merkato", deklaroi Ndreu. PRESIDENTI

Qarri ka ironizuar dje me atë që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së humbur 3-2 në Shkodër ndaj Vllaznisë. "Ajo ndeshje më riktheu kujtesën e 5 viteve më parë, kur unë bëra të njëjtën gjë ndaj Besëlidhje­s. Ishte sezoni kur rrezikonim të dilnim nga Kategoria e Parë. Më duket se Vllaznia më kopjoi. Ne patëm futur në fushë 5-6 topa gjatë ndeshjes për të vonuar lojën, pasi kishin arritur fitoren. Të njëjtën gjë bënë edhe shkodranët", ironizoi presidenti Qarri. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania