Panorama Sport (Albania)

Alijev prish zyrtarisht kontratën, largohet drejt Azerbajxha­nit

Sulmuesi nuk u përshtat te skuadra e Kukësit dhe u largua

-

Rauf Alijev ka prishur gjatë ditës së djeshme zyrtarisht kontratën me klubin e Kukësit. Lojtari i Kombëtares së Azerbajxha­nit u afrua me shumë bujë gjatë merkatos së verës te kampionët, por problemi i komunikimi­t, pasi fliste vetëm turqisht, bëri që të mos kuptohej dhe të kalonte një moment jo shumë të mirë. Largimi i tij ishte i pashmangsh­ëm, ndërkohë që mbeteshin të përcaktohe­shin vetëm detajet financiare, pasi sulmuesi merrte një rrogë rreth 9 mijë dollarë në muaj. Burime të besueshme pranë klubit kuksian kanë konfirmuar se Alijev nuk ka pasur pretendime financiare, por thjesht të largohet dhe

të marrë lejekalimi­n për të vazhduar aventurën në vendin e tij. NDESHJA - Kukësi do të luajë këtë fundjavë një ndeshje mjaft të vështirë në shtëpi ndaj Luftëtarit, ku objektivi i vetëm i ekipit të drejtuar nga Milinkoviç është fitorja. Por, bluzinjtë me treshen Bregu-Abazaj-Rroca pritet t'i hapin shumë punët Kukësit në

momentin që nuk ka në mbrojtje Ylli Shametin. Hoxha dhe Alla janë lojtarë kualitativ, por të dy së bashku, në mbrojtje, kanë gabuar shpeshherë. Kështu që trajneri Milinkoviç po bën llogaritë mirë për të përballuar ishekipin e tij, të cilin e quajti skuadrën që bën futbollin më të bukur në Shqipëri, e ndoshta me

të drejtë pas asaj ndeshjeje ndaj Partizanit. Gjithsesi, lojtarët e Kukësit dhe drejtuesit e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, për të siguruar trepikëshi­n dhe për të pritur rrogat para festave të fundvitit. Klubi e ka dënuar ekipin me një rrogë, por nëse marrin dhe fitoren e dytë, presin që presidenti Gjici ta lëshojë dorën duke iu dhënë rrogën e nëntorit. Ndërkohë që ndeshja ndaj Luftëtarit do të jetë vendimtare edhe për të ardhmen e disa lojtarëve. Deri tani, klubi ka afruar dy futbollist­ë të rinj, që janë Albi Dosti dhe Filip Osman. Ndërsa lista e largimeve deri tani kryesohet nga Alijev, Shtubina, Memini dhe rrezikohet Alla e Kërkotic.

FAZA PËRGATITOR­E - Kampionët e Shqipërisë, ashtu si dhe në vitet e tjera dhe këtë sezon, kanë vendosur që fazën përgatitor­e të dimrit ta zhvillojnë më Turqi. Dhe pse ende një gjë e tillë nuk u është komunikuar zyrtarisht lojtarëve, drejtuesit kanë vendosur që fazën dyjavore ta zhvillojnë ne Antalia të Turqisë, në resortin "Palace Kremlin", nga i cili të gjithë pjesëtarët e klubit kanë mbetur të kënaqur nga kushtet që ai ofron, ku fusha stërvitore është primatja. Gjithashtu, klima bregdetare ka bërë që ky destinacio­n të jetë shumë i preferuar prej klubit kuksian, por dhe klubeve të tjera. Mos harrojmë që Kukësi, sezonin që shkoi luajti disa miqësore luksi në këtë qytet si me Bashaksehi­rin e Sokol Cikalleshi­t në sezonin e kaluar, Neftçi Baku etj. E njëjta gjë do të synohet edhe këtë vit, ku në qëndrimin dyjavor do të luhen disa ndeshje testu ese, si dhe do të provohen lojtarët që do të afrohen në provë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania