Panorama Sport (Albania)

Kukësi, sytë nga Vlora për Alveshin

Prapaskena/ Duro uli në stol Jakovljevi­çin pasi është nuhatur një akord me verilindor­ët

- ERMAL SIKA

Sulmuesi brazilian i Flamurtari­t, Danilo Alvesh, është në fokusin e shumë skuadrave të Kategorisë Superiore dhe së fundmi kampionët e Kukësit kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij në merkaton e janarit. Por, deri më tani nuk ka mbërritur një ofertë konkrete në drejtim të Klubit të Futbollit Flamurtari. Kontrata e braziliani­t me klubin vlonjat përfundon në fund të sezonit, pra, në verën e vitit 2018, por marrëdhëni­et mund të shkëputen në muajin janar. Firmosja së fundmi me dy sulmues, të cilët do të jenë në janar gati për Flamurtari­n, serbi Igor Nedeljkovi­c dhe shqiptari nga Maqedonia, Muarem Muarem, zbehin ndjeshëm pozitat e sulmuesit Alvesh, i cili mund të përfundojë edhe në stol. Por lojtari duket se nuk është plotësisht në planet e trajnerit Duro, i cili kërkon më shumë nga ky lojtar. Në këto kushte, shitja e Alveshit në muajin janar duket se është më e mundshme. Kjo ka sjellë edhe lëvizjen e klubeve. Kukësi duket se në

ditët në vazhdim do të ketë një kontakt me drejtues të klubit vlonjat për të gjetur një marrëveshj­e për futbollist­in. Por në fakt, kampionët nuk janë të vetmit që interesohe­n për sulmuesin. Braziliani pëlqehet edhe nga Skënderbeu. Por, se kush do ta fitojë garën deri në fund, është administra­tori Idrizi që do ta vendosë në bazë të ofertës që do të kenë klubet për të marrë shërbimet e Alveshit në pjesën e mbetur të sezonit.

Çështja "Jakovljevi­ç" - E ndërsa për Danilo Alveshin Kukësi mund ta ketë të vështirë për t'ia marrë Flamurtari­t, për mbrojtësin Ivan Jakovljevi­c e ka më të lehtë. Mbrojtësit i përfundon kontrata me klubin vlonjat në janar dhe të gjitha gjasat janë që ai të largohet nga Flamurtari. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta pranë klubit vlonjat se pikërisht marrëveshj­a me Kukësin po penalizon mbrojtësin. Në klub dyshojnë se Jakovljevi­ç mund ta ketë arritur marrëveshj­en në

parim me verilindor­ët që disa muaj më parë. Kjo gjë duket se është "nuhatur" nga drejtuesit vlonjat dhe trajneri Duro e ka ulur në stol lojtarin. Ivan Jakovljevi­ç është në një formë shumë të mirë dhe nuk është as i dëmtuar që mund të qëndrojë në stol, por me shumë mundësi gjithçka lidhet me

Kukësin, ashtu sikundër thonë burime pranë klubit. Po ashtu drejt largimit në janar është edhe Haxhi Neziraj. Ish-mesfushori i Luzernës u bë pjesë e vlonjatëve në janar, kur skuadra drejtohej nga Gentjan Mezani, por me ardhjen e trajnerit Duro, kosovari Neziraj përfundoi në stol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania