Panorama Sport (Albania)

Golat, Tirana më e frikshme se... Skënderbeu

Golavarazh­i +27, kryeqyteta­sit shërojnë "plagën" e rënies

- OLSI TUJANI

Në Kategorinë Supe riore dhe në të Parën, dy skuadra po ecin paralelish­t në kryesim. Skënderbeu në elitë dhe Tirana në ligën e dytë janë duke dominuar përballë rivaleve respektive. Në bazë edhe të statistika­ve të golave deri në këtë pikë të sezonit, bardheblut­ë janë edhe më të frikshëm sesa... korçarët. Pas 15 javësh në Superiore dhe pas 11 të zhvilluara në Kategorinë e Parë, skuadra kryeqyteta­se ka raport më të mirë me golat sesa edhe vetë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja. Duke parë që Skënderbeu ka treguar një nivel superior dukshëm shumë herë më të madh sesa kundërshta­rët, atëherë krahasimi me bardheblut­ë vlen me gjithë diferencat e kategorive. STATISTIKA­T Korçarët kanë një golavarazh +18. Pas 15 sfidave të zhvilluara, Skënderbeu numëron 10 fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje të pësuar në Laç. Sa u përket golave, kryesuesit e Superiores kanë shënuar 28 dhe kanë pësuar vetëm 10. Në ndjekje të korçarëve, në bazë të golave të

shënuar, është Kukësi me 25 të shënuar, ndërkohë që skuadrat e tjera të Superiores janë nën kuotën e 20 golave. Në lidhje me pësimet, në ndjekje të korçarëve është Flamurtari me numër të njëjtë, 10 gola. Në Kategorinë e Parë, Tirana ka arritur të superojë këto shifra.

Pas goleadës së realizuar në fundjavë ndaj Pogradecit, bardheblut­ë kanë arritur në kuotën e 29 golave të shënuar. Pas 11 javëve të luajtura në të Parën, kryeqyteta­sit kanë pësuar vetëm dy gola: Një në humbjen minimale ndaj Bylisit dhe një në barazimin 1-1

me Shënkollin. Golavarazh­i i përgjithsh­ëm i bardhebluv­e të Ze Marias në kampionat është +27. GOLASHËNUE­SIT

Një nga shkaqet e rënies së Tiranës në Kategorinë e Partë ishte fakti që nuk shënonte dot gol, pavarësish­t

mënyrës së lojës apo edhe kur krijonte volum. Mirëpo, në këtë vit, bardheblut­ë jo vetëm që kanë një si Sentamu në kuotën e nëntë golave në kampionat apo të kapitenit Karabeci me pesë të tillë, por gjen autorësi golash të bardhebluv­e edhe te mesfushorë­t

Daja, Maveje e Çelhaka apo edhe te mbrojtja me autorë golash si Hoxhallari, Turtulli e Doka. Gjetja e golit edhe nga Halili e Ngoo bën që kryeqyteta­sit ta kenë zgjidhur këtë ngërç të viteve të fundit, por sidomos të edicionit të vjetshëm. "HAT-TRICK"

Në ndeshjen e fundit, Sentamu mori topin pas tre golave, ndërkohë që me fanellën bardheblu diçka e tillë nuk ndodhte prej 21 muajsh. Elis Bakaj ka shënuar për herë të fundit tri herë me kryeqyteta­sit më 3 prill 2016 duke mposhtur i vetëm Tërbunin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania