Panorama Sport (Albania)

Momenti i Apolonisë, Kashami: Ja si e kaluam traumën

Fierakët morën të shtunën fitoren e tretë radhazi

-

Apolonia po përjeton momentet e saj më të mira gjatë këtij kampionati. 9 pikë të plota në 3 ndeshjet e fundit, 7 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar, janë tregues të qartë të ritmit fierak. Fierakët kanë kaluar nga një kah në tjetrin: pas dy humbjeve të njëpasnjës­hme (2-3 me Tomorin, 0- 2 me Tiranën), skuadra merr tri fitore: 3-1 me Bylisin, 2-0 me Shënkollin dhe Ilirinë. Brenda grupit ka harmoni të plotë dhe funksionim, ekipi ka progres të ndjeshëm, por po aq ekziston dhe droja nga ndonjë eufori e panevojshm­e dhe dëmtuese për vetë Apoloninë. Dhe ai që mendon më

shumë për ta mbajtur skuadrën "në tokë" është trajneri Kashami, i cili, në aspektin individual, e ka fitoren e katërt radhazi, pasi dy humbjet me Tomorin e Tiranën qe i dënuar dhe skuadra u drejtua nga zëvendësit e tij. KASHAMI

"Jemi në një moment qetësie

dhe ekipi e ka thënë në fushë fjalën e vet, - shprehet Kashami. - Pa dyshim që jam i kënaqur me rezultatet e ndeshjeve të fundit, ndërsa për lojën kemi ende elemente që duhet t'i përmirësoj­më. Nëse dikush e sheh si befasues këtë hap cilësor të Apolonisë, unë nuk e gjykoj si të tillë, pasi gjithçka është rrjedhojë logjike e përgatitje­ve serioze, e përkushtim­it dhe motivimit maksimal të lojtarëve, por edhe njëfarë pjekurie që po fiton grupi, pasi faza e njohjes dhe përshtatsh­mërisë quhet e ezauruar tanimë. Thënë ndryshe, ne që jemi më brenda skuadrës dhe që e dimë mirë se çfarë bëhet, e vlerësojmë si ecuri normale dhe të meritueshm­e këtë stad, pasi gjithë skuadra ka punuar fort dhe ka qenë e predispozu­ar në detyrat e veta". Përtej faktit, por edhe vlerësimit gjakftohtë, merakun e tij Kashami e ka tek ajo që vjen pas, te pjesa tjetër e kampionati­t. Trajneri i Apolonisë dëshiron që skuadra ta ruajë këtë ritëm. "Ajo që kemi bërë, është shumë e rëndësishm­e, pasi, duke studiuar të shkuarën, korrigjohe­mi, përmirësoj­më dhe ndërtojmë të ardhmen. Dhe kjo është hallka që duhet t'i mëshojmë fort e të tregohemi të kujdesshëm. Gara është ende shumë e gjatë dhe do vështirëso­het edhe më tepër me kalimin e javëve. Ne nuk e kemi luksin e vetëkënaqë­sisë dhe adrenalinë­s, pasi do të ishte e dëmshme. Kësaj duhet t'i trembemi të gjithë, sepse futbolli është sport i çudirave dhe shpesh i alogjikës", përfundoi Kashami. Bujar Rama

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania