Panorama Sport (Albania)

Zbulohen emrat, ja tre lojtarët që kërkon Kastrioti

Dy mesfushorë e një sulmues, gati goditja paketë

- LIRIDON PASHA

Kastrioti pësoi hum bjen e parë në kam pionat, por vazhdon të jetë kryesues i grupit me 5 pikë më shumë se Egnatia. Kjo humbje i ka rikthyer me këmbë në tokë krutanët, të cilët në fundjavë do të presin Vllazninë B në ndeshjen e fundit për këtë vit. Dje skuadra ishte pushim, ndërsa sot ajo do t'u rikthehet përgatitje­ve për ndeshjen ndaj shkodranëv­e. Objektivi i Kastriotit këtë sezon është rikthimi në Superiore. Gjithçka deri tani ka ecur mirë, por është humbja me rrogozhina­sit ajo që ka prishur disi humorin. AFRIMET

Te krutanët u përfol që në verë për tre përforcime nga Kosova, por në fakt nuk u bë asnjë. Tashmë kjo pistë është rikthyer dhe duket se tekniku Samuel Nikaj e ka marrë mjaft seriozisht afrimin e tre kosovarëve në skuadër. I pari është Adenis Shala, i cili është një talent që sapo ka mbushur 19 vjeç dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Vëllaznimi­t, ekip që luan në Superligën e Kosovës. Trajneri shkodran e kërkon me ngulm këtë futbollist. Një tjetër lojtar që kërkohet nga Nikaj është edhe Almir Ajzeraj që është edhe pjesë e përfaqësue­ses U-21 të Kosovës. Një tjetër synim është edhe Shqipdon Ademi, i cili në sezonin e shkuar ishte një ndër sulmuesit më të mirë te

skuadra e KEK-ut në Kosovë. Nëse realizohen këto afrime, skuadra krutane do të fuqizohej shumë në këtë merkato, pasi lojtarët në fjalë janë më të kërkuarit për momentin në Kosovë. LARGIMET

Krahas afrimeve, nga krutanët do të ketë edhe largime, kryesisht nga ata futbollist­ë që nuk kanë gjetur hapësirat e mjaftueshm­e në pjesën e parë të sezonit. I pari largim është ai i Ergi Borshi, futbollist­i shkodran nuk arriti edhe për shkak të dëmtimeve të ishte pjesë e formacioni­t dhe tashmë klubi ka pranuar

kërkesën e tij për të qenë lojtar i lirë në merkaton e janarit. Sakaq, edhe 2-3 lojtarë të tjerë që nuk kanë gjetur hapësira pritet të largohen në merkaton e janarit. Tekniku Nikaj ka lajmëruar se në janar do të ketë ndryshime. Ekipi ka bërë paraqitje të mirë deri tani, por në pjesën e dytë gara do të bëhet edhe më e fortë dhe, në këtë mënyrë, skuadrës i duhen lojtarë cilësorë për të ruajtur këtë ritëm dhe për të arritur të ngjitet në Superiore. Ndërkaq, ekipi do të nisë sot përgatitje­t për ndeshjen që do të luajë të shtunën në fushën e vet ndaj Vllaznisë B.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania