Panorama Sport (Albania)

Shumë surpriza dhe ekipe të "fundosura", ja diferencat

-

Nga dhuna te trukimet e deri te sulmues që realizonin nga 5-6 gola në një ndeshje për të fituar "Këpucën e Artë". Në Kategorinë e Parë kanë ndodhur nga të gjitha. Por, ajo e një ndeshjeje që zgjat dy ditë, ishte unike. Egnatias dhe Kastriotit i është dashur të zbresin dy herë në dy ditë në fushë në sfidën e luajtur në Rrogozhinë. Ndeshja që nisi të shtunën, përfundoi të dielën, kjo për shkak se fusha u shndërrua në liqen me vetëm 15 minuta shi. Krutanët pësojnë humbjen e parë në këtë kampionat pas 11 javësh. Osinaki është heroi i Egnatias, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Një 3- pikësh që e ngjit ekipin në vendin e dytë dhe tregon se do të jetë një prej ekipeve pretendent­e që do të luftojë deri në fund. Trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj, e kishte paralajmër­uar që më parë se Egnatia do të ishte një "kockë e fortë". Besëlidhja nxjerr praktikish­t Besën nga gara për elitën. Lezhjanët shkatërroj­në kavajasit në transfertë duke fituar 4-1, ku portieri kavajas Ariol Kaloshi bën gabime foshnjarak­e dhe e detyron trajnerin Sinella që ta nxjerrë nga loja që në minutën e 60-të. Besa sheh që t'i shuhet ëndrra e rikthimit në elitë brenda tre muajsh. 13 pikë larg vendit të parë është thuajse e pamundur që të rikuperohe­t, edhe pse në fazën e tretë pikët do të përgjysmoh­en, shanset mbeten shumë minimale. Në gjashtë ndeshjet e fundit, Besa pësoi humbjen e pestë. Besëlidhja mban ritmin dhe bënë një paraqitje shumë të mirë. Sulmuesi funksionon në mënyrën e duhur i udhëhequr nga Omar Kamara. Burreli gjen fitoren e parë në këtë kampionat pas 11 javësh. Matjanët mundin Korabin 3-0 që, gjithashtu, po kalon një moment krize këtë vit. Kujtojmë që, vetëm një ditë përpara ndeshjes, trajneri Julian Ahmataj dha dorëheqjen. Ndërsa te Burreli janë rikthyer shpresat se gjërat do të ndryshojnë pas kësaj fitoreje. Erzeni nuk është më ai i sezonit të kaluar. shijakasit janë në krizë dhe të shtunën e kaluar nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Dinamos. Megjithatë, duhet thënë se Erzeni është "masakruar" nga gjyqtari që ka nxjerrë një karton të kuq të paqenë dhe nuk ka akorduar një penallti për vendësit që nga pamjet filmike duket se ndërhyrja e lojtarit mik është e pastër. Vllaznia B është surprizuar këtë javë duke u mundur 1-0 në fushën e vet nga Tërbuni. Në Grupin B, Tirana e kthen në ndeshje miqësore me Pogradecin që e mund 6- 0. Një sfidë pa histori me bardheblut­ë që tregojnë edhe një herë diferencat e mëdha që kanë me ekipet e kësaj kategorie. Tirana vazhdon të udhëheqë e vetme. Në Shënkoll ndeshja ndaj Bylisit nuk luhet për shkak të reshjeve. Apolonia është duke përjetuar momentin e vet më të mirë dhe të shtunën regjistroi fitoren e tretë radhazi duke mundur Ilirinë 2-0. Një 3-pikësh që e ngjit skuadrën në vendin e 3-të. Tomori rikthehet në stadiumin e vet të rikonstruk­tuar pas dhjetë muajsh. Një ditë festë dhe inaugurim perfekt duke fituar "derbin" ndaj Naftëtarit me rezultatin 3- 0. Trajneri Gersi Arbri merr fitoren e parë në krye të skuadrës, ndërsa beratasit duket se do të gjejnë qetësinë e munguar duke luajtur në stadiumin e tyre. Turbina fiton një "finale" mbijetese ndaj Shkumbinit dhe nis të bëjë llogaritë për shpëtimin. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania