Panorama Sport (Albania)

Besa nis merkaton, kërkon Mirakën për portën

Bisedime me ish-gardianin e Luftëtarit, priten ndryshime

- FERIZ FERIZAJ

Me një ekip të rindërtuar nga e para, me lojtarë cilësorë dhe një ëndërr për rikthimin në Superiore, Besa e nisi kampionati­n me një synim të qartë. Por, javë pas jave, rezultatet tregonin të kundërtën. Për të mbërritur deri në pikët ku skuadra pësoi të shtunën humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Praktikish­t, kavajasit janë jashtë luftës për në Superiore. Por, ai që mban peshën kryesore të fajit në disfatën e thellë të së shtunës ndaj Besëlidhje­s, është portieri 17-vjeçar Ariol Kaloshi. Ai bëri gabime amatore te tre golat e parë, aq sa e detyroi trajnerin Bledar Sinella që ta nxirrte nga loja.

KRIZA

Ekipi, më shumë sesa meritë e kundërshta­rëve, nisi që me gabimet amatoreske t'ua dhuronte vetë fitoret ekipeve kundërshta­re. Kështu ndodhi në Lezhë me Besëlidhje­n, në Shkodër me Vllazninë B, për të vijuar në Tiranë me Dinamon e së fundi me Besëlidhje­n në Kavajë. Nëse shihen golat e pësuar nga verdhezinj­të, ata nuk rrjedhin nga aksione të

miqve, por pasime gabim e dhurata nga lojtarët verdhezinj. Kështu ndodhi edhe me Besëlidhje­n javën e shkuar. Lezhjanët shkuan në portë katër herë dhe shënuan po kaq gola. Në video duket qartë se golat janë pësuar nga gabimet foshnjarak­e të mbrojtjes

dhe portierit Kaloshi. Nga ana tjetër, trajneri Bledar Sinella ka bërë të ditur se disponon video të dy penalltive tejet flagrante të mohuara nga gjyqtari.

MERKATO

Në këtë situatë, Besa është duke menduar që tani për merkaton e janarit. Sipas të gjitha gjasave, gardiani Ariol Kaloshi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit. Dhe "gardiani", që drejtuesit kanë pikasur për të zëvendësua­r Kaloshin, është ish-portieri i Luftëtarit, Festim Miraka. Ky i fundit u largua nga bluzinjtë në javët e para të kampionati­t pas një gafe që bëri në sfidën me Kamzën. Bëhet e ditur se drejtuesit e skuadrës kanë nisur bisedimet me portierin për ta afruar në merkaton e janarit. Përveç tij, pritet që në vazhdim të ketë negociata për të afruar futbollist­ë të tjerë.

 ??  ?? Ariol Kaloshi 17-vjeç, 1.7 metra i gjatë
Ariol Kaloshi 17-vjeç, 1.7 metra i gjatë
 ??  ?? Festim Miraka 29-vjeç, 1.8 metra i gjatë
Festim Miraka 29-vjeç, 1.8 metra i gjatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania