Panorama Sport (Albania)

Asist te goli i fitores, Ajeti në formacioni­n e javës

Java e 17-të/ Shqiptari në 11-shen më të mirë të Serisë A

-

Fitorja e Krotones ndaj Kievos ka bërë që mbrojtësi i Kombëtares të marrë vlerësime pozitive në mediat italiane dhe jo vetëm. Paraqitja e Arlind Ajetit është vlerësuar edhe nga "whoscored", në bazë të statistika­ve dhe vlerësimev­e duke e përfshirë në formacioni­n më të mirë të javës së 17-të në Serinë A.

Nota - Në këtë faqe, shqiptari është vlerësuar me notën 8.7. Arlind Ajeti, krahas ndërhyrjev­e në zonë dhe në mbrojtje, ishte protagonis­t në golin e fitores për ekipin e tij. Mbrojtësi u soll mirë në zonën e skuadrës kundërshta­re dhe duke insistuar ia doli që të shërbejë për shokët e ekipit që të shënonin. Disa tentativa të Ajetit në të djathtë të portës kundërshta­re bënë që në të fundit rast, ai të godiste një top që u shty në rrjetë dhe i mjaftoi Krotones që ta mundë Kievon.

Formacioni -

Ajeti është në

qendër të mbrojtjes në këtë 11she përkrah Karraçolos së Veronës, i cili shënoi kundër Milanit dhe është vlerësuar me 8.8, në të djathtë gjendet Florenzi i Romës me 7.8 dhe në të majtë juventini Aleks Sandro me 7.6. Mesfusha e renditur me katër plotësohet me Kandrevan e Interit

8.5 dhe Mandzukiç i Juves 8.4 të vendosur nga krahët dhe dyshja laciale në qendër, Milinkoviç Saviç 9 dhe Luis Alberto 8.9. Dyshja e sulmit në formacioni­n e javës së 17-të të Serisë A përbëhet nga Petanja i Atalantës i vlerësuar me 8.1 dhe Flokari i Spalit me notën 9.3.

 ??  ?? Formacioni më i mirë i javës së 17-të në Serinë A
Formacioni më i mirë i javës së 17-të në Serinë A
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania