Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Ju tregoj përballjen me Berishën

"Lacio meriton më shumë, u rrita këtu dhe ndihem i rëndësishë­m"

- OLSI TUJANI

Atalanta shënoi dy herë shumë shpe jt, mirëpo bardhekalt­rit reaguan dhe barazuan që në pjesën e parë. Sfida mes Lacios dhe Atalantës kishte edhe duelin e dy shqiptarëv­e në portat respektive, Strakosha dhe Berisha. Të dy gardianët kanë marrë vlerësime pozitive në mediat italiane për paraqitjet e bëra, ndonëse rezultati i ndeshjes ishte 3- 3. Në përfundim të sfidës, portieri i kryeqyteta­sve ka komentuar edhe sfidën me shokun e skuadrës Kombëtare, por edhe paraqitjen e tij personale, si dhe të skuadrës së Lacios. Thomas Strakosha ka folur për lidhjen që ka me ekipin bardhekalt­ër, rëndësinë në grupin e futbollist­ëve si dhe objektivat, i pyetur pas ndeshjes kundër bergamaskë­ve.

Gomez - "Pritja kundër Gomezit mbase na dha një pikë, por gjithsesi kam pësuar tre gola. Dua që ta ndihmoj skuadrën time që të mos pësojë dhe që të rikthehet të jetë si disa kohë më parë. Në këtë ndeshje treguam që nuk dorëzohemi kurrë, pasi edhe me dy gola të pësuar reaguam shpejt".

Atalanta - "Është një ekip i fortë, të cilin pak skuadra e kanë vënë kaq shumë në vështirësi. Kemi pësuar dy herë në 20 minuta dhe kjo nuk është Lacioja im. I dhamë shumë hapësira dhe mundësi për të luajtur kundërshta­rit. Duhet të përmirësoh­emi dhe të besojmë akoma më shumë për forcën që kemi.

Kur fituam terren ndaj tyre, vumë në vështirësi duke e merituar barazimin dhe mbase edhe fitoren".

Lacio - "Ekipi im duhet të përmirësoh­et sidomos në aspektin e besimit, i cili nuk duhet të na mungojë kurrë. E them këtë sepse unë jam rritur në këtë skuadër duke qenë se kam ardhur që 16 vjeç. Ndihem mjaft mirë dhe krenar që jam pjesë e ekipit dhe ndihem si në shtëpi".

Berisha - "Është bukur që të luash kundër një shoku të skuadrës Kombëtare. Ai është

një portier i madh dhe unë e vlerësoj. Megjithatë, jam i fokusuar tek ekipi dhe karriera ime".

Fitore në duel - "Unë apo Berisha? Nuk i shoh këto gjera. Mendoj vetëm për të ndihmuar ekipin tim".

Championsi - "Jemi të gjithë afër në kreun e renditjes dhe na njohin të gjithë. Kur luajnë kundër nesh, të gjithë japin 100%. Asgjë nuk është e vështirë dhe të ëndërrosh nuk bën keq. Gjithsesi, kemi ven për përmirësim­e", ka deklaruar Thomas Strakosha.

 ??  ?? Dy portierët e Kombëtares në përballjen Atalanta-Lacio
Dy portierët e Kombëtares në përballjen Atalanta-Lacio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania