Panorama Sport (Albania)

"Komandant" Alegri i vë të gjithë në rresht

Trajneri i Juventusit, me "dorë të hekurt" për të gjithë lojtarët që nuk janë në formë

-

Pasiguria zgjati shumë pak ditë pas finales së Kardifit, ku vetë ai po mendonte seriozisht dorëheqjen. Por Juventusi vendosi t'i besonte sërish Masimilano Alegrit duke i rinovuar kontratën deri në vitin 2020 me një rrogë 7.5 milionë euro.

Komandon ai- Pas disa mosmarrëve­shjes dhe mendimeve të ndryshme në një raport, i cili nuk mund të vazhdonte më, dera iu tregua Leonardo Bonuçit. Sepse Maks Alegri dhe vendimet e tij tani janë shumë të forta dhe nuk ishin parë në 3 vitet e mëparshme. Për Matia De Shiljon kishte më shumë se 1 dyshim, por ai është i bindur se mund ta rikuperont­e sërish dhe ta rikthente në nivelet e larta. Detyroi Marotën të shpenzonte 12.5 milionë euro për një lojtar që kontrata i skadonte në vitin 2018. Dhe pas disa muajsh në vështirësi, duket se De Shiljo po kap ritmin. Në merkato qarkulloni­n emra si Strotman dhe Emre Xhan, por Alegri donte Matuidinë. Dhe në Vinovo vjen francezi.

Në stol- Nëse pas shpatullav­e ke drejtues të fortë dhe që të mbështesin, është e lehtë që të marrësh vendime të forta. Por, sigurisht duhet edhe të zgjedhësh ato të duhurat. Sepse zgjedhjet gjithmonë vihen në diskutim dhe po gabove, të gjithë të kritikojnë. Gonzalo Higuain u ul në pankinë në derbi dhe kundër Olimpiakos­it me "urdhrin" që të rikthehej ai i mëparshmi. Aleks Sandro nuk duket i dikurshmi. Alegri nuk e ka problem fare ta lërë në stol dhe të luajë titullar me Azamoahn. Paulo Dibala është thjesht i fundit në këtë listë. Paulo u fut në mënyrën e duhur në fushë kundër Bolonjës dhe iu afrua golit. Ndoshta nuk do të befasohemi nëse ai rikthehet, të jetë i rëndësishë­m dhe vendimtar në ndeshjen me Romën. Po tani?- Pas nisjes së vështirë duket se Juventusi ka gjetur rrugën e duhur. Janari është muaji i duhur, ku skuadrat e Alegrit fillojnë "fluturimin". Objektivi është vendi i parë sepse i dyti u arrit. Mesfushë e re, skuadër më sulmuese dhe lojtarë të ndryshëm. Vështirë që Alegri të gabojë një lëvizje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania