Panorama Sport (Albania)

Ekulibër dhe skema e re, Matuidi lideri i "Zonjës"

-

"Ringjallja" e Juventusit kalon nga mendja dhe zemra e një grupi që nuk ka asnjë dëshirë të dorëzohet. Ndryshimi i ecurisë konfirmohe­t edhe nga numrat në fazën mbrojtëse (6 ndeshje pa pësuar gol) dhe nga shpirti i sakrificës së djemve të Alegrit. Dhe lojtari që është mishërim i shpirtit të këtij Juventusi si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, është Blez Matuidi. Në mesjavë analizoi shortin e Ligës së Kampionëve. "Goli i parë nuk ka ardhur dhe do të më pëlqente shumë të shënoja. E rëndësishm­e është që të ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet pozitive", tha francezi. Por, kundër Bolonjës ai arriti rrjetën e parë në Itali. U afrua shumë me Napolin, por Reina bëri një ndërhyrje spektakola­re. Përveç golit, tani Matuidi është lideri i ri i "Zonjës së Vjetër". Matuidi i ka sjellë skuadrës eksperienc­ë sepse ka fituar shumë trofe në Francë dhe është një mesfushor i kalibrit ndërkombët­ar. Ka sjellë gjithashtu edhe mentalitet, i cili vërtetohet nga numrat. Në 15 ndeshjet e tij në Serinë A ka gabuar vetëm 49 pasime. Tregohet edhe nga fjalët e tij. "Nuk më intereson se kush është më i fortë mes Juventusit, Napolit, Romës dhe Interit. Unë thjesht dua të fitoj", ka thënë ai. Matuidi ishte i duhuri që e lejoi Alegrin të ndryshonte skemën dhe të kalonte me 3 mesfushorë duke ruajtur ekuilibrat në mbrojtje, por duke shtuar forcën edhe në sulm. Pikëpyetje­t për të ishin vetëm në aspektin e golave, por tani edhe ato nuk janë më. Doni një shifër: 3 topa të rikuperuar për çdo ndeshje dhe mbi 600 pasime të sakta në këtë kampionat. Me të në fushë, ekipi bardhezi është më sulmues sepse gjithmonë kërkon topat pas shpinës së kundërshta­rëve. Koha kur duhet të përshtatej, ka kaluar. Matuidi është lideri i Juves.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania