Panorama Sport (Albania)

Sulmuesit në krizë, kuqezinjtë 65 milionë euro për 4 gola

-

30 goditje drejt portës dhe asnjë gol ndaj Veronës. Nëse përjashtoh­et fati, Gatuzo duhet të reflektojë gjatë mbi këtë fakt sepse nuk është një meritë të godasësh kaq shumë pa sukses, përkundraz­i, pasaktësia në të tilla raste gjen një sinonim në fjalën pasiguri. Janë të pamëshirsh­me shifrat e sulmuesve kuqezi, veçanërish­t ato në lidhje me Andre Silvën dhe Nikola Kaliniçin. Plot 65 milionë euro të investuar për dyshen kuqezi që deri tani ka shënuar vetëm katër gola në Serinë A pas 17 javësh të luajtura. Nëse hyjmë në detaje, vihet re se këto statistika i përkasin vetëm bomberit kroat të ardhur nga Fiorentina, pasi Andre Silva nuk e ka provuar ende shijen e golit "italian". Portugezi mund të shfajësohe­t nga ana e tij me faktin që rastet në të cilat është aktivizuar titullar, kanë qenë me pikatore teksa kur futet në lojë nga stoli, nuk arrin kurrë të bëhet vendimtar. Agjërim - Defektet e shfaqura nga Montela vazhdojnë të dalin në pah edhe gjatë menaxhimit të Gatuzos. Milani prodhon lojë dhe godet portën, por golat në fund i bëjnë kundërshta­rët. Duket si paradoks, por është historia e kësaj skuadre në këtë sezon që krijon shumë, por nuk konkretizo­n, ndërkohë që bie pasi merr "shuplakën" e parë. Gatuzo po mundohet të ringrejë grupin duke u mbështetur në ndjenjën e përkatësis­ë duke ndryshuar modulin dhe disa lojtarë, por frytet nuk po duken. Nëse më parë ndaj të voglave kuqezinjtë rrëmbenin pikë, tashmë "Djalli" regjistron vetëm një barazim nga dy sfida me ekipe të porsangjit­ura në Serinë A, siç janë Benevento dhe Verona. Ndryshim - Për të mos çuar dëm paratë e shpenzuara për dyshen e sulmit, Gatuzo dhe krerët e Milanit duhet të mendojnë një strategji për t'i rigjenerua­r. Për Silvën, elozhet nuk mungojnë nga të gjithë specialist­ët e sektorit me në krye Ronaldon, i cili e ka përcaktuar si pasardhës, a thua të jetë gabuar edhe "Topi i Artë"? Edhe Kaliniçi ka një CV pozitive, por te Fiorentina nuk regjistroi kurrë të tilla statistika. Nuk duket thjesht rastësi fakti që dy sulmuesë të tillë të kenë pësuar një rënie të kësaj natyre, ndaj me sezonin seriozisht të komproment­uar te Milani duhet të kërkojnë përmirësim­in e rezultatev­e nëpërmjet ringjallje­s së sulmuesve prej 65 milionë eurosh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania