Panorama Sport (Albania)

Kalvari i ekipeve të "vogla", Gatuzo në krizë identiteti

-

Verona konfirmohe­t edhe një herë fatale për historinë e Milanit. Gatuzo pas ndeshjes të së dielës dukej i dëshpëruar dhe i poshtëruar, ndoshta në të njëjta nivele të Stamboll 2005-ës, më diferencën që në Veronë përqindja e tij e fajit ishte shumë më e madhe së në finalen turke. Ndeshjet që dukeshin të lehta, për Rinon janë kthyer në një kalvar të frikshëm, aq sa duke humbur arsyen në disfatën e të dielës, trajneri kuqezi hoqi Rodrigezin për t'i bërë vend Kutrones dhe spostoi në prapavijë Borinin. Nuk mjaftoi kaq, sulmuesi luajti si mbrojtës për 45 minuta dhe kjo lëvizje u përkufizua si amatoreske.

VAZHDIMËSI - Gatuzo u mundua t;i jepte vazhdimësi ekipit që siguroi fitoret ndaj Bolonjës dhe Veronës në Kupë, por skuadra dha përgjigjet e duhura vetëm në 25 minutat e para duke nisur më pas një rënie që përfundoi në minutën e 94-rt me Milanin që u mund 3-0. Pa harruar që Verona është një nga ekipet me ecuri më të dobët në Itali, mbetet një mister fakti se si një skuadër me përvojë si ajo kuqezi, e udhëhequr nga një njeri që ndër pikat më të forta, ka karakterin të paraqesë këtë gjendje psikologji­ke.

RËNIE - Gatuzo nuk duket i qetë, pasi nuk ka shpjegim tjetër për të pranuar krahasimet që bën mes vetes dhe Kesit, për të mos folur për Kaliniçin që, përveç pasaktësis­ë së këtij sezoni, në Veronë bëhej acarues sa herë prekte topin. Nga Kina vinë oferta të majme, por kroati vazhdon të mbahet fort pas Milanit. Rezultatet mungojnë e megjithatë kuqezinjtë kapen pas lojës, e cila deri tani nuk po sjell pikë. Sampdoria e vendit të gjashtë duket larg, shumë larg... PRAPAKTHEH­U - Në vend që të mbajë kokën larg duke parë vendet e para, Milani duhet të mësojë të ulë kokën e të vrapojë. Gatuzo po mundohet, por sfidave të lehta po u vjen fundi, për më tepër që vetëm pas një javë është edhe derbi në Kupë ndaj Interit, pa harruar që fillimisht në fundjavë vjen në "San Siro" një rival si Atalanta e Etrit Berishës, që kohët e fundit po i jep leksione futbollit edhe në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania