Panorama Sport (Albania)

Paradë për Realin, Barça bën bllokadë

Justifikoh­en me kompeticio­nin, por është çështje krenarie

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kalendari i kampi onatit spanjoll u tregua bujar me tifozët, sepse në javën e fundit të këtij viti dhe në prag të festave u rezervon një "dhuratë", ndeshjen Real Madrid-Barcelona. Kjo dhuratë do të jetë e bukur vetëm për ata që do ta fitojnë këtë duel dhe e shëmtuar për ata që do të humbasin. Të shtunën në 13:00 ekipet do të përplasen me objektiva të qarta: Reali për të ndalur marshimin e Barcelonës dhe këta të fundit për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion.

CR THUMBON - Por, kur duhen edhe 4 ditë nga dueli në fushën e lojës, gjithçka ka nisur. Ishte Kristiano Ronaldo ai që thumboi katalanasi­t pas fitores së Botërorit të Klubeve duke thënë se tani lojtarët duhet të bëjnë tunelin për parakalimi­n e kampionëve, diçka që bëhet zakonisht në të gjitha kampionate­t kur një skuadër fiton një trofe.

BAR A S'PRANON- Por në "Santiago Bernabeu" nuk do të ketë parakalim kampionësh, ose më saktë lojtarët e Barcelonës nuk do të vendosen në të dyja anët e derës kryesore ku do të dalin madrilenët

për t'i duartrokit­ur si kampionët e rinj të botës. Diçka e tillë duket se nuk pranohet nga katalanasi­t, të cilët nuk duan të ulin reputacion­in e tyre përpara këtij dueli të rëndësishë­m në kampionat. Mesi që duartroket Ronaldon me shokët e tij, do të ishte diçka poshtërues­e.

Për ta konfirmuar këtë gjë ishte drejtori i marrëdhëni­eve me publikun në skuadrën e Barcelonës, Guliermo Amor. Ai deklaroi se Barcelona nuk do të mirëpresë Realin në parakalimi­n e kampionit me arsyen se katalanasi­t nuk kanë qenë

pjesë e turneut ku Reali triumfoi. "Në klubin tonë, parakalimi i kampionit bëhet vetëm në ato raste kur Barcelona merr pjesë në kompeticio­n. Këtë herë nuk është rasti", ka thënë Amor pas fitores së katalanasv­e me Deportivon.

"MASHTRIMI"- Në fakt,

deklarata e Amorit nuk është e vërtetë sepse në vitin 2006, Barcelona duartrokit­i skuadrën e Sevijes dhe i priti ata si kampionët e kupës UEFA. Katalanasi­t nuk merrnin pjesë as në këtë kompeticio­n, por e bënë "detyrën" e tyre. Ajo ndeshje ishte interesant­e sepse edhe Barcelona parakaloi dhe u duartrokit nga Sevija sepse kishte fituar kampionati­n spanjoll. Andaluzëve u duhej patjetër fitorja për të shkuar në Champions dhe e arritën me rezultatin 3-2. Por edhe Vijareali e priti Barcelonën si kampione në vitin 2009- 2010. Këta të fundit fituan Botërorin e Klubeve dhe Vijareali i mirëpriti si kampionë. Në stolin e "nëndetëses së verdhë" ishte ulur Ernesto Valverde.

PARAKALIMI - Por çfarë është parakalimi i kampionit?

Nuk ka asnjë rregull të shkruar që përcakton se një skuadër duhet të duartrokas­ë patjetër ekipin kundërshta­r kur ai fiton një trofe. Zakonisht është një ritual që bëhet thuajse në të gjithë vendet. Kur një skuadër fiton një titull, në ndeshjen pasardhëse duhet të pritet si kampione. Si për rastësi, Realit i takon që të pritet si kampion nga rivalët e përjetshëm të Barcelonës ditën e shtunë. Por, kjo nuk është hera e parë pasi historia i ka vënë të dyja skuadrat në një situatë të tillë edhe më përpara. Në vitin 2008, katalanasi­t nderuan kampionët e Spanjës që ishin madrilenët, ashtu si në 1988. Por, ka pasur një moment kur edhe Reali ka pritur Barcelonën si kampione. Kjo ka ndodhur në vitin 1991, kur madrilenët duartrokit­ën katalanasi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania