Panorama Sport (Albania)

Konte ngre zërin: Meritoj më shumë respekt!

"Të frenojmë Sitin në merkato, përndryshe pushtojnë Europën"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Antonio Konte nuk është dakord dhe replikon me mediat për zërat në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e Çelsit (i fundit flet për një zëvendësim të tij nga Karlo Ançeloti që në shkurt). "Çdo ditë ka zëra për të ardhmen time, por nuk është e drejtë, sepse mendoj që meritoj pak më shumë respekt për shkak të asaj që kam bërë sezonin e shkuar dhe për atë që po bëj tani", nënvizoi trajneri i Çelsit. Italiani është i irrituar prej këtyre spekulimev­e jo për fatin e tij, por për atë të skuadrës: "Të lexosh çdo javë që klubi ka kontaktuar për sezonin e ardhshëm këtë apo atë trajner, për mua nuk është një problem, por mund të jetë për futbollist­ët, të cilët mund të shpërqendr­ohen. Unë kam edhe një vit kontratë dhe, në këtë moment, mendoj vetëm për të përmirësua­r lojtarët dhe skuadrën time". Ai bën dhe një koment për situatën aktuale të klubit, i cili renditet në vend të tretë në kampionat dhe shanset për të mbrojtur titullin këtë sezon i kanë minimale: "Nëse merrni pak vesh nga futbolli, ky është momenti në të cilin duhet treguar durim dhe të pranosh faktin që dikush po punon mirë. Sezonin e shkuar bëmë një punë fantastike dhe po e çojmë përpara edhe këtë vit, duke ulur moshën mesatare të skuadrës. Për një klub si Çelsi është shumë e rëndësishm­e

që të mund të krijohet një bazë e re për të ardhmen dhe të përballemi me të me optimizëm". Por Konte nuk e kursen një shigjetë në drejtim të skuadrës së Guardiolës: "Unë mendoj se, kur ke mundësinë për të shpenzuar shumë para në merkato, është e drejtë që ta bësh. Duhet të jesh shumë i

zoti që t'i shpenzosh paratë në këtë mënyrë. Duhet të jesh inteligjen­t për të kuptuar pozicionet, rolet që duhen përmirësua­r". Ish- trajneri i Juventusit e ka edhe një strategji në merkaton e janarit: të ndjekë në mënyrë agresive bashkë me ekipet e tjera talentet e reja, të cilat mund të përfundojn­ë te Siti: "Çdo

skuadër, çdo klub duhet t'u kushtojë shumë vëmendje në merkato. Sepse nëse një klub si Siti i merr të gjithë lojtarët më të mirë, do të jetë shumë e vështirë për ne që të luftojmë kundër tyre jo vetëm në Angli, por edhe në Europë. Por nëse ata kanë mundësi t'i rrëmbejnë, atëherë është e drejtë e tyre ta bëjnë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania