Panorama Sport (Albania)

Siti “lan në ar” Pep Guardiolën

Rroga e re 20 milionë paund çimenton statusin e trajnerit më të paguar në botë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti do t'i ofrojë Pep Guardiolës një kontratë të re 4- vjeçare në verë dhe janë optimistë se trajneri katalanas do të ndërtojë një dinasti në "Etihad" duke qëndruar për një dekadë. "Qytetarët" regjistrua­n fitoren e 16- të radhazi në Premier Ligë, pasi mundën Totenhemin 4- 1 të shtunën dhe tani i kanë mundur të gjithë rivalët për titull me lehtësinë më të madhe. Mediat angleze raportojnë se sheikët nga Abu Dhabi janë shumë të kënaqur nga puna e trajnerit të tyre dhe duan t'i ofrojnë atij një kontratë të përmirësua­r në fund të këtij

sezoni, pavarësish­t se asaj do t'i kenë mbetur edhe 12 muaj atëherë. Ata mendojnë se kanë gjetur një trajner unik si Junajtid me Fergusonin dhe nuk duan ta humbasin, duke i rritur me disa milionë të tjera edhe rrogën të cilën Pep përfiton aktualisht në Mançester ( 15 milionë paund në sezon). Guardiola kaloi 4 vite te Barcelona dhe 3 te Bajerni, por Siti është optimist se me mjedisin që i ka siguruar 46- vjeçarit, do ta bindin për të qëndruar shumë më gjatë në "Etihad". Ata mendojnë se është faji i drejtuesve të Barcelonës që e detyruan trajnerin që të merrte një viti pushim në 2012. Në fakt, Guardiola e ka pranuar edhe vetë se në Mançester ndihet shumë mirë dhe i pëlqen gjithçka ka gjetur në këtë klub, të cilin nuk rresht së falënderua­ri për mbështetje­n pas vitit të parë në të cilin dështoi të fitonte. Teknikut i është lejuar që të afrojë stafin e tij të besuar në klub, jo vetëm atë teknik. Por atij i është plotësuar çdo dëshirë që ka pasur në merkaton e verës. Dhe ai e ka nënvizuar gjithnjë këtë, madje e bëri edhe pas fitores ndaj Totenhemit, kur falënderoi drejtuesit që i kishin transferua­r këtë grup të shkëlqyer lojtarësh. SHIFRAT

80 milionë paund është paketa financiare që sheiku Mansur do t'i vendosë në dispozicio­n trajnerit për të rinovuar edhe për katër vite të tjera në "Etihad". Çka do të thotë se katalanasi do të sigurojë një rrogë prej 20 milionë paundësh në vit ( 400 mijë paund në javë), 5 milionë më shumë nga kontrata aktuale, duke çimentuar statusin e trajnerit më të paguar në botën e futbollit, të cilin e mban edhe aktualisht.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania