Panorama Sport (Albania)

Çiklizëm, Anxhaku shpall objektivat

-

Çiklizmi një nga sportet më të vjetra në vendin tonë, e cila, si garë të parë çiklistike, kujton atë të shtatorit të vitit 1925, me fitues individual, Jonuz Gjylbegu dhe si ekip, Vllazninë. Që nga ajo kohë kanë kaluar 92 vjet e ky sport është gjallëruar shumë herë edhe në ditët e sotme. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar rreth 20 lloje aktivitete­sh çiklistike, ku aktiviteti më i rëndësishë­m vjetor mbetet turi i 74-t çiklistik i Shqipërisë. Për të analizuar punën vjetore të këtij sporti për 2017-ën, janë mbledhur dje në drekë krerët e kësaj federate së bashku me ish-sportistë dhe çiklistë nga e gjithë Shqipëria. Sigurisht që prezente kanë qenë të gjitha klubet e shoqatat anëtare të kësaj Federate, por dhe të anëtarët e kryesisë. Çiklizmi ka analizuar përreth një orë gjithçka që ka bërë mirë dhe keq gjatë vitit 2017. Vlerësim si sport parësor, baza materiale, lufta me pushtetin lokal, por dhe kualifikim­i i sportistëv­e, kanë qenë disa nga temat e kësaj analize si dhe objektivat parësore për vitin e ardhshëm 2018. Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, mbajti fjalën e tij përshëndet­ëse, ku midis të tjerash theksoi: "Jemi këtu për të raportuar gjithçka sa ka ndodhur gjatë vitit 2017. Nuk duhet harruar se me kontributi­n e të gjithëve së bashku kemi arritur të organizojm­ë dhe të jemi pjesëmarrë­s në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombët­are që nga çiklizmi në rrugë dhe MTB. Sigurisht që kemi bërë shumë, por kemi pasur edhe rezultate të kënaqshme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania